HOROSKOP

4 shenjat e Zodiakut më të prirur për t'u bërë narcistë

4 shenjat e Zodiakut më të prirur për t'u bërë

Nuk është një gjë domosdoshmërisht e keqe të kesh cilësitë e një narcisti. Por duhet pranuar se të njihesh me një person narcist mund të jetë një nga përvojat më të bezdisshme. Narcistët janë njerëz të ftohtë, të vrazhdë dhe u mungon dhembshuria apo ndjeshmëria. Ata gjithashtu e konsiderojnë veten superior ndaj të tjerëve dhe kjo është ajo që përcakton narcizmin. Kur flisni apo përpiqeni të bëni një bisedë me ta, ata do të përpiqen në mënyrë delikate për t’ju vërtetuar se kanë të drejtë dhe se ata e dinë se çfarë është më e mira. Në të kundërt bëhen agresivë.

Por nëse doni ta dini paraprakisht nëse keni të bëni me një person me cilësi të një narcisti, ju ndihmon horoskopi. Disa shenja kanë tipare më të përbashkëta me narcizmin se të tjerat. Janë 4 shenja të zodiakut që janë më të prirura për të qenë narcistë.

1-Demi:

Nuk mund ta fitoni debatin me një Dem. Debati me një dem është një proces i pafund, pasi kurrë nuk do të tërhiqet. Demi gjithmonë do të përpiqet të provojë veten dhe të mendojë se është më i mirë se të tjerët. Mendimi i tij ka më shumë rëndësi dhe ai gjithashtu priret të tallë njerëzit nëse nuk pajtohen me mendimin e tij.

4 shenjat e Zodiakut më të prirur për t'u bërë

2-Luani

Luanët janë të njohur për vëmendjen e tepërt që kërkojnë. Ata janë udhëheqës të lindur natyrshëm që mund të magjepsin një dhomë plot me njerëz dhe janë të vetëdijshëm për këtë cilësi. Kjo i bën ata narcistë pasi gjithmonë do të përpiqen t’ju tregojnë se janë më të mirët. Ato ahfaqen si tepër të sigurt dhe gjithçka duhet të sillet rreth tyre.

4 shenjat e Zodiakut më të prirur për t'u bërë

3-Dashi

Dashi mund të dalë si shenja më pak empatike e zodiakut. Njerëzit e kësaj shenje ndihen sikur dinë mjaftueshëm me veten e tyre dhe nuk do të tërhiqen lehtë nëse debatojnë për një temë. Kjo shenjë e zodiakut e di se çfarë do dhe do të sigurohet që ta marrë.

4 shenjat e Zodiakut më të prirur për t'u bërë

4-Shigjetari

Kjo shenjë e zodiakut nuk mund të pajtohet kurrë me mosdakordësinë. Njerëzit e kësaj shenje do të vazhdojnë të debatojnë derisa argument i tyre të pranohet dhe të merret parasysh. Shigjetari është një shenjë me shumë siguri e zodiakut që i pëlqen aventurat, debatet dhe bisedat e nxehta. Ata ka shumë të ngjarë të jenë narcistë pasi mendojnë se opinioni i tyre ka më shumë rëndësi dhe ndihet superior ndaj të tjerëve.

4 shenjat e Zodiakut më të prirur për t'u bërë

*Tiranapost.al.