Histori Personale

Work hard, play hard? Çfarë i shkaktoi stresi në punë kësaj 30 vjeçareje dhe vendimi që mori

“Kur kthehem pas mendoj se sa e palumtur isha. Nuk argëtohesha, vetëm shqetësohesha për paratë. Të gjithë duhet të bëjmë ndryshime në jetën tonë, ashtu siç bëra edhe unë. Dhe gjithnjë do të them: Work Hard, Play Hard nuk vlen për të gjithë!

Work hard, play hard? Çfarë i shkaktoi stresi në punë

Caitlin Taylor 30 vjeçe nga Britania, hyri në fushën e Financave pasi filloi të kërkonte në Google se si të fitonte më shumë para. Studioi në shkollë dhe brenda disa muajsh nga zhvendosja për një punë si bankiere investimesh, stili i jetës ‘Work Hard, Play Hard’ i shkaktoi një dëm të madh shëndetësor. Për shkak të stresit të madh në punë, ajo përjetoi alergji të rrezikshme. Dita ditës trupi dhe fytyra i mbulohej nga njolla të kuqe dhe enjtje.

Work hard, play hard? Çfarë i shkaktoi stresi në punë

Mjekët i bënë një sërë analizash, pasi dyshonin edhe për kancer, por nuk ishte kjo sëmundja që po e mundonte. Në fakt askush nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte më të.

Work hard, play hard? Çfarë i shkaktoi stresi në punë

Për mediat britanike ajo ka rrëfyer: "U zgjova një ditë e mbuluar nga këto njolla, dita ditës shtoheshin. Kisha marrje fryme, as nuk shihja mirë nga enjtja. Më dukej sikur isha djegur, më dhimbte gjithë trupi. Vazhdoja të punoja fort sepse doja të bëja para. Punoja nga ora 8 e mëngjesit deri në 10. Me duhej gjysmë ore në metro për të shkuar në shtëpi. Ndihesha e lodhur gjithë vitin. Dhe një herë mora pushim me recetë mjeku për dy javë. Por simptomat po shtoheshin. Ndjeja presion, stres dhe ankth. U sëmura vërtetë shumë, por ajo që nuk kuptoja ishte se stresi nga puna po ma shkaktonte. Bëra disa teste gjaku dhe të gjitha me dolën mirë. Dyshimet lindën për reaksion alergjik. E kuptova që sa më shumë stresohesha, njollat dhe enjtjet shtoheshin më shumë”.

Work hard, play hard? Çfarë i shkaktoi stresi në punë

Caitlin u shtrua për tre javë në spital, dhe u këshillua me disa ekspertë që të ndiqte këshillat që ata do i rekomandonin. Pas disa javësh, ekspertët zbuluan se Caitlin kishte përjetuar një reaksion ekstrem alergjik ndaj stresit dhe e paralajmëruan se duhej të zgjidhte: Të ndryshonte urgjentisht mënyrën e jetës dhe punës, ose të merrte ilaçe të forta për gjithë pjesën tjetër të jetës.

Caitlin vendosi ti jepte një tjetër drejtim jetës. Ajo u largua nga puna që paguhej 55,000 paund në vit dhe i shpenzoi të gjitha kursimet e saj në një aventurë udhëtimesh nëpër botë.

Work hard, play hard? Çfarë i shkaktoi stresi në punë

Work hard, play hard? Çfarë i shkaktoi stresi në punë

Pas gjashtë muaj udhëtimesh dhe një diete anti-inflamatore, sëmundja e Caitlin u zhduk.

Work hard, play hard? Çfarë i shkaktoi stresi në punë

Ajo u kthye në Britani me vetëm 50 paund në llogarinë e saj bankare dhe me 10,000 paund borxh, por më e lumtur se kurrë, pasi një Spanjë njohu edhe partnerin e jetës.

Caitlin thotë se ka mësuar shumë nga kjo eksperiencë: "Shkova në Universitet sepse mendoja se ishte shumë e nevojshme, por rezultati ishte ai që patë nga rrëfimi im. Përfundova duke punuar si qen, dhe nuk isha as e lumtur, por as e shëndetshme që është më e rëndësishmja. Harxhova të gjitha paratë që kisha kursyer për të blerë një shtëpi. Lashë gjithçka dhe nuk mendova më për plane. Gjatë udhëtimit tim, dhe sidomos një natë kur ndodhesha në Bali, fillova të qaja nga lumturia dhe qetësia që po përjetoja, ndjesi që kishte kohë që më mungonte. Tani për ironi të fatit unë ndihmoj londinezët e stresuar për të bërë të njëjtën gjë".

Tanimë, Caitlin punon si menaxhere e projekteve të konsulencës. Ndërsa po ndërton biznesin e saj, me këshilla për jetën dhe shëndetin.

Work hard, play hard? Çfarë i shkaktoi stresi në punë

“Kur kthehem pas mendoj se sa e palumtur isha. Nuk argëtohesha, vetëm shqetësohesha për paratë. Të gjithë duhet të bëjmë ndryshime në jetën tonë, ashtu siç bëra edhe unë. Dhe gjithnjë do të them: Work Hard, Play Hard nuk vlen për të gjithë!

*Tiranapost.al.