Në vitin 1967, Switzer u regjistrua për Maratonën e Bostonit me inicialet e saj 'K. V. Switzer’. Pasi filloi gara, drejtuesi i eventit pa se Switzer ishte një grua dhe u përpoq ta largonte me forcë. Megjithatë, ajo vazhdoi dhe përfundoi vrapin. Fotografitë e këtij "Incidenti në Boston" ndezën revolucionin për pjesëmarrjen e grave në maratona në një kohë kur thuhej se gratë nuk ishin mjaft të forta për të vrapuar në distancën 26.2 milje.
Falë përpjekjeve të Switzer dhe të tjerave, gratë u lejuan zyrtarisht të merrnin pjesë në gara në vitin 1971.
Në 1977, Switzer themeloi Avon International Running Circuit, një iniciativë që krijoi programe vrapimi në 27 vende për mbi 1 milion gra. Këto përpjekje përfundimisht çuan në krijimin e maratonës së grave si një event zyrtar në Lojërat Olimpike.
View this post on Instagram