Histori Personale

Video/ Si në filmat e frikshëm, një vajzë regjistronte veten teksa kërcente kur një burrë i hyn nga ballkoni në dhomë

Video/ Si në filmat e frikshëm, një vajzë regjistronte veten

Një vajzë ka publikuar videon që ngjan me filmat thriller, por është e vërtetë. Ajo kërcente në shtëpinë e saj dhe kishte ndezur kamerën e telefonit për ta regjistruar veten, ndërkohë që nga dera e ballkonit i hyn dikush. Ngjarja ka ndodhur në Hagerstown, Maryland.


“Kush je ti? Kush je ti? Dil nga shtëpia ime. Të lutem dil jashtë. Të lutem dil jashtë”, dëgjohet të thotë në video.

"Shkova menjëherë tek fqinja ime dhe trokita. Shkuam në polici. E identifikova nga veshja dhe makina. Ai jetonte në të njëjtin kompleks pallatesh me mua. Sigurisht që nuk e pranoi të vërtetën siç ishte. Tha që unë isha në ballkon, isha vetëm, po bisedoja me të dhe e ftova të ngjitej lart.

Ndërkohë versioni i historisë është i regjistruar. Unë e kam zakon të regjistroj veten kur kërcej dhe këtë herë kjo gjë më ndihmoi për të zbuluar të vërtetën.

Përse e kam postuar? Se isha e frustruar. Nuk është e drejtë të jetoj me frikë, të eci me kokën pas. Atij iu dha 30 ditë kohë për të lëvizur nga shtëpia ku jeton se nuk mund të banojmë më në të njëjtin kompleks. Po është ende këtu, nuk është shpërngulur", tregon protagonistja e historisë.

*Artikulli i BuzzFeed u përshtat në shqip nga Tiranapost.al