Histori Personale

TikTok-u bashkon binjaket e shitura në lindje

TikTok-u bashkon binjaket e shitura në lindje

Amy dhe Ano janë binjake identike, por menjëherë pasi lindën ato u shitën nga materniteti në familje të veçanta.

Vite më vonë e zbuluan ekzistencën e njëra tjetrës rastësisht në TikTok, në një video nga një program talentesh.

Ndërsa hulumtuan mbi të kaluarën e tyre, ato kuptuan se ishin dy mes mijëra foshnjave në Gjeorgji të vjedhura nga spitalet dhe të shitura, deri në vitin 2005.

Ano mori pjesë në Georgia's Got Talent dhe pasi shkëlqeu disa njerëz pyesnin nënën e Amy-t: Pse Amy po kërcen me emër tjetër?

Amy donte të dinte diçka më shumë, por nëna e saj e ndaloi duke i thënë se në botë të gjithë kanë sozitë e tyre.

TikTok-u bashkon binjaket e shitura në lindje

Shtatë vjet më vonë, në nëntor 2021, Amy postoi një video të saj me flokë blu duke shpuar vetullat në TikTok.

Këtë herë një shoqe e Anos, ia dërgoi videon e TikTok asaj, duke i thënë: Sa të ngjan kjo vajza.

Ano u përpoq të gjurmonte vajzën me vetull të shpuar në internet, por nuk mundi ta gjente, kështu që ajo ndau videon në një grup universiteti në ËhatsApp për të parë nëse dikush mund të ndihmonte. D

ikush që e njihte Amy-n e pa mesazhin dhe i lidhi në Facebook.

Amy e kuptoi menjëherë se Ano ishte vajza që kishte parë gjithë ato vite më parë në Georgia's Got Talent.

Gjatë ditëve në vijim, ata zbuluan se kishin shumë të përbashkëta, por jo të gjitha kishin kuptim

Ato kishin lindur të dyja në maternitetin Kirtskhi - i cili nuk ekziston më - në Gjeorgjinë perëndimore, por, sipas certifikatave të tyre të lindjes, ditëlindjet e tyre ishin disa javë diferencë.

Nuk mund të ishin motra e aq më pak binjake. Por kishin shumë ngjashmëri.

Atyre u pëlqente e njëjta muzikë, të dyjave u pëlqente kërcimi dhe madje kishin të njëjtin model flokësh. Ato zbuluan se kishin të njëjtën sëmundje gjenetike, një çrregullim kockor i quajtur displazi.

Dukej sikur po zbulonin një mister së bashku. “Sa herë mësoja diçka të re për Anon, gjërat bëheshin më të çuditshme”, thotë Amy.

Lanë takim një javë më vonë dhe ishte si të shikonin veten në pasqyrë.

E kuptuan se s`kishte asnjë mundësi tjetër veçse të ishin binjake.

Ato vendosën të përballen me familjet e tyre dhe për herë të parë mësuan të vërtetën. Ishin adoptuar, veçmas, me disa javë diferencë në vitin 2002.

Amy ishte e mërzitur dhe ndjeu se e gjithë jeta e saj kishte qenë një gënjeshtër.

Ano gjithashtu.

Në pamundësi për të pasur fëmijë, nëna e Amy thotë se një mik i tha asaj se kishte një fëmijë të braktisur në spitalin lokal. Ajo do të duhej të paguante mjekët, por mund ta merrte në shtëpi dhe ta rriste si të sajën.

E njëjta histori iu tha edhe nënës së Anos.

Asnjë nga familjet birësuese nuk e dinte që vajzat ishin binjake dhe pavarësisht se paguanin shumë para për të birësuar vajzat e tyre, ata thonë se nuk e kishin kuptuar se kjo ishte diçka e paligjshme.

Tamuna Museridze, gazetare, gjithashtu e birësuar krijoi një grup në Facebook për të ndihmuar njerëzit që kërkojnë fëmijët, vëllezërit e motrat dhe prindërit e tyre biologjikë. Aty u regjustruan vajzat dhe njohën motrën e tyre biologjike, atë që u tregoi se nënës së tyre i është thënë “binjaket kanë vdekur”.

Në atë grup janë 230 mijë njerëz që kërkojnë rrënjën e tyre. Rrjetet sociale janë të dëmshme, por padyshim edhe të dobishme, si në raste si këto.