‘Thuaji fëmijëve të mi që i dua shumë’. Mesazhet e fundit që dërguan viktimat e 11 shtatorit
Një mënyrë për të rikujtuar të gjithë ata që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit të 21 viteve më parë, janë fjalët e tyre të fundit. Mesazhet dhe telefonatat që arritën të bënin ata që mbetën të bllokuar derisa ndërtesat shpërthyen totalisht, për t`u marrë jetën, janë prekëse, por vlejnë të rikujtohen.
Telefonata e fundit në telefonin e burrit nga Ceecee Lyles, stjuardesë në Fluturimin 93 të United Airlines:
“Më dëgjo, duhet të më dëgjosh me shumë kujdes. Unë jam në një aeroplan të marrë peng. Të dua shumë. Thuaji fëmijëve të mi që i dua shumë.”
Christopher Hanley, 35 vjeç, telefonoi 911-ën nga brenda Kullave: Hanley nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte. Ai foli qetësisht: ka shumë tym, dërgoni njerëz për të ndërhyrë. Operatori e këshilloi që të mos shqetësohej, por të hapte dritaret. Jemi rrugës, i tha. Por askush nuk e takoi më Hanley-n.
Mesazhi i një gruaje për burrin:
“Mendimet e mia të fundit janë vetëm për Nicholas, Ian dhe për ty”.
Mesazhi i Dianës për partnerin:
“Jam e terrorizuar. Kam nevojë të të them sa shumë të dua”.
Një tjetër mesazh partnerësh:
“E di që ke një lidhje të re dhe nuk të interesoj më, por pavarësisht asaj që mund të ndodhë sot, dije se të dua.”
Komunikime shprese:
Melissa: Këtu është shumë nxehtë. Dyshemeja është zjarr. Kemi shumë frikë.
Operatori: Qëndroni të qetë. Po vijmë t`ju marrim.
Melissa është një nga 3 mijë viktimat e asaj dite.