Thoshte jam më i fortë se virusi: Gruaja italiane rrëfen fjalët e policit që ndërroi jetë pasi u infektua

Candido Avezzù, me profesionin polic nga reparti i Padovas ndërroi jetë ditën e diel për shkak të Covid. Me gjasë ai u infektua gjatë një misioni në Taranto, ku ndodhet qendra e strehimit të emigrantëve. Nuk ishte vaksinuar sepse ishte i bindur se nuk kishte një vaksinë efektive dhe reale. 58 vjeçari i lindur në Venecia dhe që prej vitesh jetonte në Jesolo pati shumë mundësi për t'u vaksinuar, por sa herë që dikush ia përmendte ai refuzonte.
Monica Valotto ish partnerja e tij prej 13 vitesh ka treguar se pavarësisht se u ndanë në vitin 2020 raporti i tyre ka qenë shumë i afërt dhe tepër miqësor në kohët më pas: Gjatë jetës ai shkoi sa në një vend në një vend tjetër, për shkak të punës. Kudo kishte nëvojë për policinë apo ndërhyrje ai ishte gati për punë. Unë e doja dhe do të vazhdoj ta dua gjithmonë.
Katër ditë pasi përfundoi misionin në Taranto, më 27 korrik, ai zbuloi se ishte infektuar. Mbesa e tij thotë se ai ishte i sigurt që u infektua në qendrën e strehimit të emigrantëve. Për shkak të simptomave, ai shkoi në spitalin në Jesolo. Mjekët i dhanë një recetë me antibiotikë dhe e dërguan në shtëpi. Tre ditë më vonë gjendja e tij u përkeqësua. Shkoi sërish në spital dhe mjekët vendosën ta shtronin pranë Dolo-s.
Pas shtrimit në Spital, Avezzu kalonte kohë edhe në rrjetet sociale duke shkruar sërish me shaka: U infektova por shihni sa mirë jam. Edhe unë u martova me Covid tani. Por për fat të keq gjendja e tij sa vinte e përkeqësohej.
Më datë 10 gusht, në orën 13:33 Avezzù publikoi postimin e tij të fundit në mediat sociale teksa shkruante: Ndodhem në trajtim intensiv. Mesa duket e kuptoi gjendjen e tij dhe kërkoi që stema e Departamentit të Policisë të vendosej mbi varrin e tij. 58 vjeçari ndërroi jetë për shkak se pneumonia e shkaktuar nga virusi i shkatërroi mushkëritë.
Monica Valotto shprehet për të: Ai ishte një njeri shumë i mirë. Por ai ishte kundër vaksinës. Kishte frikë se vaksina do i shkaktonte trombozë dhe nuk kishte besim. Thoshte se virusi nuk është aq i rrezikshëm sa e bejnë. Madje thoshte se është më i fortë se Covid.
Përpos faktit që ai nuk bëri vaksinën, familjarët po akuzojnë mjekët që e dërguan në shtëpi në ditët e para, dhe nuk e shtruan në spital për t’i dhënë trajtimin. Ata kanë paralajmëruar se do të ngrenë një padi për të qartësuar të gjithë këtë histori.
*Tiranapost.al.