Histori Personale

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e vërtetë!

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Siç ka thënë edhe Shekspiri, 'rruga e dashurisë së vërtetë nuk ka qenë kurrë e lehtë'. Ajo mund të shfaqet herët në jetë, por mund të vonojë. Shumë të famshëm dëshmojnë gjatë jetës së tyre se mund të duhet kohë për të gjetur personin e duhur, por ia vlen pritja. Në prag Shën Valentini ia vlen t`i lexosh historitë e tyre.

Sofia Vergara

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Kur Sofia Vergara takoi Joe Manganiello, ajo ishte e fejuar me dikë tjetër. Por kur ata u ndanë, Joe ia kërkoi numrin e saj një shoqeje të përbashkët. Ata filluan të takoheshin në 2014-ën dhe u fejuan pas vetëm 6 muajsh. Ajo ishte 43. Tani 6 vite nga martesa e tyre, çifti është ende i fortë dhe janë shumë të dashuruar.

Katie Couric

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Katie Couric-it iu deshën vite për t'u shëruar nga dhimbja që i la humbja e burrit të saj të parë kur ishte 41 vjeç. Në 2014-ën, në moshën 57-vjeçare, më në fund gjeti sërish dashurinë dhe u martua me bankierin John Molner.

Geri Halliwell

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Gerri Halliwell, ish-Spice Girl, u martua me Christian Horner në 2015-ën. Ajo ishte 42 vjeç. Ai është drejtuesi i një skuadre të garave në Formula 1. Ata filluan të takoheshin në shkurt të 2014-ës dhe u fejuan në nëntor.

Princi Albert i Monakos

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Princi Albert i Monakos e takoi gruan e tij, Charlene, në 2000-shin. Ajo ishte një notare olimpike e Afrikës së Jugut. Ata u takuan në garën e notit në Monako dhe u martuan në 2011-ën kur ai ishte 53.

NeNe Leakes

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

NeNe Leakes u martua me burrin e saj Gregg në 1997-ën, por u divorcua nga ai në vitin 2011. Në 2013-ën, në moshën 46, ata i dhanë përsëri një shans dashurisë dhe u martuan përsëri. Megjithëse Gregg ndërroi jetë në shtator të 2021-shit, kjo ishte vërtet një dashuri që zgjati.

Jerry Seinfeld

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Jerry Seinfeld me gruan e tij, Jessica u takuan në një klub sportiv Reebok në 1998-ën. Ata u martuan në vitin 1999 kur ai ishte 45 vjeç dhe kanë 3 fëmijë së bashku.

Chelsea Handler

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Chelsea Handler ka pasur ulje-ngritje në përpjekje për të gjetur dashurinë. Por në moshën 46-vjeçare, ajo më në fund e gjeti atë me shokun e saj Jo Koy.

Elton John

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Elton John takoi partnerin e tij afatgjatë, David Furnish kur ai ishte 46 vjeç. Ata u takuan në një darkë në 1993-shin dhe shprehën interes menjëherë për njëri-tjetrin. Ata u martuan në 2014-ën, kur Elton ishte 67 vjeç.

Gwyneth Paltrow

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Gwyneth u takua me Brad Falchuk kur ajo luajti si e ftuar në shfaqjen televizive 'Glee'. Brad është një nga producentët e shfaqjes. Ata u njohën pasi Gwyneth u divorcua nga Chris Martin pas 10 vitesh martesë. Ata u fejuan në 2017-ën dhe u martuan kur Gëyneth ishte 46 vjeç.

Tina Knowles

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Tina Knowles mund të jetë më e njohur për vajzat e saj të famshme, Beyoncé dhe Solange. Por vetë Tina e gjeti lumturinë me aktorin Richard Lawson kur ishte 61 vjeç. Ata e njihnin njëri-tjetrin për 39 vjet përpara se të lidheshin, pasi motra e ndjerë e Lawson ishte shoqja më e mirë e Knowles. 32 vjet më vonë, ata nisën një lidhje dhe që atëherë janë të pandarë. Ata u martuan në 2015-ën.

Vanessa Williams

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Këngëtarja dhe ish-Miss Amerika, Vanessa Williams është martuar 3 herë. Ajo takoi kontabilistin në pension Jim Skrip papritur në Egjipt.

Warren Beatly

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Warren Beatty ka pasur shumë lidhje. Që nga Madonna deri te Diane Keaton. Por ai më në fund gjeti lumturinë kur takoi Annette Bening. U martuan në 1992-shin kur ai ishte 55 vjeç. Ata kanë qenë të martuar lumturisht për gati 30 vjet.

Paul McCartney

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Paul McCartney u takua për herë të parë me Nancy Shevell mbi 30 vjet më parë, kur ata jetonin në Hamptons, Nju Jork. Ata filluan të takoheshin në 2007-ën dhe u martuan në 2011-ën. Paul ishte 69 vjeç.

Robert Redford

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Robert Redford u martua me gruan e dytë 72 vjeç, duke dëshmuar se dashuria mund të lulëzojë në çdo moshë.

Jennifer Lopez

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

JLo ishte në lidhje me Ben Affleck nga 2002-2003, madje ata u fejuan. U ndanë në 2003-shin. Por, pasi Jennifer e anuloi fejesën me Alex Rodriguez, ajo rindezi romancën e saj me Ben.

Blake Shelton

Të famshmit që e gjetën vonë dashurinë e

Blake Shelton u takua me Gwen Stefanin kur të dy ishin trajnerë në “The Voice”. Ata të dy kishin kaluar nëpër divorce dhe në 2015-ën, kur filluan të bënin muzikë së bashku... dhe të dilnin. Ata u martuan në korrik 2021.