Si ta bëj fiksimin të bjerë në dashuri me mua?

Jam Sophie dhe më pëlqen shumë një djalë në shkollën time. Quhet Bryan dhe më bën të më rrahë zemra kur e shoh. Njëherë bëmë detyrat bashkë dhe ishte shumë i lezetshëm dhe miqësor. Nuk e di si t`i them që më pëlqen.
Askush nuk e di që më pëlqen, veç shoqes time të ngushtë. Ajo mendon që duhet të jem e sinqertë dhe t`ia them çfarë ndjej, por me dridhen gjunjët sa herë që e mendoj. Jam e turpshme dhe e kam të vështirë të flas për ndjenjat. A ka ndonjë mënyrë tjetër që t`ia tregoj atë që ndjej pa ia thënë? A ka ndonjë mënyrë tjetër që ai të më shikojë jo thjesht si shoqe?
Përgjigjja e ekspertes:
Sophia, më beso! E di sesi ndihesh, sepse edhe unë e kam kaluar këtë. Historia jote me kujton historinë time të parë të dashurisë. Më pëlqente aq shumë ai saqë mendoja nga mëngjesi në darkë për të. Njësoj si ty i kërkova ndihmë shoqes time më të mirë dhe bëmë një plan se si t`ia fitoja zemrën. Së pari mendoj që duhet të hapësh zemrën dhe t`i flasësh për ndjenjat e tua. E di që është e vështirë, por kjo do ta thyente akullin.
Çfarë mund të bësh tjetër për ta bërë të bjerë në dashuri? Po të them çfarë bëra unë në kohën time.
I kërkova ndihmë për gjëra të vogla.
Unë e imitova në disa mënyra elegante. Për shembull kuptova që i pëlqente bojëqielli dhe vishesha njësoj.
Mësova interesat tona të përbashkëta dhe fola me të për to.
Qesha me shakatë e tij.
Isha e ndershme me të.
Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishmja, kalova shumë kohë me të.