Histori Personale

Si humba 22 kg në shtatë muaj vetëm duke ndryshuar rutinën time të përditshme

Si humba 22 kg në shtatë muaj vetëm duke ndryshuar rutinën
Maria Fox, 51 vjeç, është një police e cila jeton në Staffordshire, Angli.

Tetorin e kaluar po qaja teksa flisja në telefon me një shoqeje e cila më tha: "Nuk mendoj se je mirë, të duhet të kujdesesh më shumë për veten".

Ajo kishte të drejtë. Po përjetoja humbje të kujtesës, mjegullim të trurit dhe rrahje të shpejta zemre. Gjatë një takimi me miq pata simpoma të takikardisë supraventrikulare, një lloj i ritmit jonormal të zemrës, pasi rrahjet arritën mbi 200 në minutë.

U largova nga puna në tetor 2020 sepse isha e sëmurë. Ndjeva se gjithçka më kishte dalë jashtë kontrollit dhe nuk dija si t’i ktheja gjërat në normalitet.

Kuptova se duhet ta filloja me peshën time, të ndryshoja dietën. Unë zakonisht haja një drekë të shpejtë me ushqime të gatshme – një sanduiç dhe patate të skuqura, pastaj përsëri të njëjtën gjë në darkë ndërkohë që punoja me orë të tëra. Shpesh pija edhe një gotë verë në mbrëmje. Kjo mënyrë e të ushqyerit nuk më ndikoi aspak për mirë.

Pashë një reklamë për ‘Lumen’, një pajisje që vlerëson metabolizmin dhe fillova të ndjek planet të personalizuara të të ushqyerit. E përdorja Lumen disa herë në ditë, para dhe pas ngrënies, stërvitjes, zgjimit dhe gjumit – dhe ajo të tregon nëse jeni duke djegur yndyrë apo karbohidrate. Idealja është të jesh në zonën e djegies së yndyrës, por shumica prej nesh, veçanërisht nëse kemi një dietë të varfër, thjesht djegim karbohidrate.

Humba 22 kg në shtatë muaj. Kam ndryshuar me sukses metabolizmin tim dhe ndihem jashtëzakonisht mirë me veten.

Jam në formën më të mirë fizike të mundshme, por më e rëndësishmja kam përmirësuar edhe shëndetin tim. Kardiologu më tha se analizat treguan se gjendja e zemrës ishte përmirësuar vetëm nga ndryshimi i të ushqyerit. Gjithashtu ndikoi për mirë me simptomat e para menopauzës që po përjetoj.

Unë jam kthyer në punë që në fund të prillit. Kjo nuk ishte thjesht një zgjidhje e momentit për mua ngaqë isha në vështirësi, unë do të vazhdoj të jetoj dhe të ha kështu.

Si arrita të humbja peshën?

Bëj tre seanca trajnimi në javë në palestrën time në shtëpi.

Çfarë ha në një ditë

Mëngjesi: Një milkshake me fara chia në orën 6 të mëngjesit dhe më pas një omëletë në orën 8:30 në punë.

Dreka: Pulë me spinaq me bukë integrale. Synoj të marr rreth 135 gr proteina në ditë.

Darka: Nëse kam qenë duke ushtruar ha diçka si spec djegës me patate të pjekura në furrë dhe shumë perime jeshile.

Mënyra e jetesës

Më pëlqen të pi kafe, por kam filluar të konsumoj edhe çaj para mesditës. Nuk konsumoj alkool dhe fle tetë deri në nëntë orë gjumë.