Histori Personale

Rudina Xhunga rrëfen si i shpëtuan jetën dje në Bulevard kur u rrëzua

Rudina Xhunga rrëfen si i shpëtuan jetën dje në

Gazetarja Rudina Xhunga në një postim në Instagram ka treguar një ngjarje të djeshme ku mund të kishte humbur jetën në Bulevardin në qendër të Tiranës. Ajo rrëfen se u pengua dhe u rrëzua para një makine që as nuk ndaloi ta ndihmonte, por shton se ajo që ka më shumë rëndësi është se shumë njerëz të tjerë të mirë e ndihmuan.

“Dje në Bulevard u pengova. Po vrapoja për të kapur sekondat e fundit të semaforit jeshil dhe nuk pashë hekurin e verdhe që ndante korsinë e biçikletave. Pengesa më bllokoi këmbët dhe rashë, para një makine. Nuk kuptova çfarë ndodhi, po kalimtarët përreth bërtitën, ndaluan makinat e tjera dhe një vajzë më ndihmoi të çohem. Pastaj një zoteri m’u prezantua si mjek, më uli, në bordurën e Rognerit dhe më kontrolloi për shembje, thyerje nga rënia. Dhe në fund më dha targën e makinës, para së cilës rashë. Gjeje, -tha kujt i përket. -Sepse nuk frenoi, nuk ndaloi, nuk ndihmoi. E pashë kur u pengove dhe e gjitha qe me sekonda. Ai mund të të kishte vrarë sot. Ishte benz luksoz. Targa AA200XJ. I thashë faleminderit! Por më mirë se të gjej pronarin e atij benzi, kësaj dite do i mbaj mend fytyrën gjithë merak të vajzës që më dha dorën të çohem , kalimtarët që u mblodhën pa më njohur dhe bertitën të ndalonin makinat, mjekun që mbajti kembët, shënoi targën dhe më dha ndihmën e parë. Tirana është plot njerëz të mirë dhe jeta është shumë e çmuar të të ikë, sa hap e mbyll sytë. Nuk duhet lënë në mëshirë të benzave. Si ky që për pak më mori jetën, për pak, fare pak, distancë fati, dje. Faleminderit”, shkruan Rudina Xhunga.