Ravesa, kush është shqiptarja që ngriti flamurin në NYC
Kur e pyet se çfarë e shtyn atë, Ravesa Bajo përgjigjet shpejt se është shumë e pasionuar pas përhapjes së historisë shqiptare. Vajzë dhe mbesë e të burgosurve politikë që luftuan regjimin komunist që shtypi popullin shqiptar për gjysmë shekulli, ajo u rrit duke dëgjuar histori të sakrificave të familjes së saj për një Shqipëri të lirë. “E shoh si nder dhe përgjegjësi që të mbaj gjallë historitë e babait dhe gjyshit tim për brezat e ardhshëm. Nuk duhet të harrojmë kurrë burrat dhe gratë që sakrifikuan kaq shumë nga rinia e tyre, madje edhe jetën e tyre, për të luftuar për drejtat që sot ne duhet te jemi mirënjohës”.
Përkushtimi i Ravesës ndaj kësaj kauze e shtyu atë të merrte iniciativën e organizimit të Ceremonisë së Ngritjes së Flamurit Shqiptar kete për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë së bashku me organizatën Vatra dhe Zyrën e Bashkisë për Çështjet e Emigrantëve. Kryebashkiaku Eric Adams ishte i pranishëm në ceremoni dhe foli me turmën e mbledhur teksa ngriti flamurin e Shteteve të Bashkuara dhe atë shqiptar në Manhattan.
Një idealiste në zemër, Ravesa ka një histori të gjatë me qytetin e New York-ut. Ajo e filloi karrierën e saj në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe punoi fillimisht si këshilltare e kryetarit të Bashkisë dhe më vonë, gjatë postit të kryetarit Adams, u emerua Drejtore Ekzekutive e Politikave dhe Projekteve Speciale në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë për Çështjet e Emigrantëve. “Partneriteti dhe bashkëpunimi i ngushtë me ish zyrën time të punës për ta bërë realitet këtë ceremoni ishte thjesht i mrekullueshem”, thotë ajo. “I jam shumë mirënjohëse për kryebashkiakun Adams, komisionerit Castro dhe ekipit të Çështjeve të Emigrantëve që festuan me shqiptarët në NYC dhe më gjerë dhe ndanë me ne sa krenarë jemi për rrënjët tona”.
Ravesa bashkëpunoi me organizatën Vatra , një nga organizatat më të vjetra shqiptaro-amerikane në diasporë për të ngritur flamurin kuqezi. Për angazhimin e tyre për çështjen kombëtare shqiptare, VATRA mori një Proklamatë Madhore.
Teksa flamuri shqiptar u ngrit lart në New York me himnin kombëtar në sfond, vetëm një gjë mbeti për t'u thënë: “Rroftë Shqipëria!”.