Ra në dashuri me njeriun e gabuar, por sot jetojnë të lumtur bashkë. Historia e Lisa Kudrow

Lisa Kudrow e takoi një ditë dashurinë e jetës së saj, por iu desh të priste 6 vite për të qenë bashkë. Historia e saj dhe e bashkëshortit ia vlen të lexohet sot në ditën e të dashuruarve.
Një vajzë nga Los Angeles me ëndrra të mëdha
Edhe pse sa herë që e shohim, kujtojmë rolin e saj në serialin “Friends”, përpara se të bëhej Phoebe, Lisa Kudroë studionte për psikobiologji dhe synonte t'i përkushtohej kërkimit. Por e frymëzuar nga një mik i vëllait të saj, ajo vendosi të provonte aktrimin. Gjithashtu, përpara se bota ta dinte emrin e saj, ajo përjetoi atë që ishte një dashuri e pamundur: me të dashurin e shoqes së dhomës.
Sekreti i saj i mbajtur më së miri
Lisa u takua me Michel Stern, një agjent reklamash, francez kur ai dilte me shoqen e saj tyë dhomës. Edhe pse ishte dashuri me shikim të parë, ajo i mbajti të fshehta ndjenjat e saj për shkak të respektit për marrëdhënien e shoqes së saj.
“E pashë atë dhe i thashë vetes: Ai është djali i përsosur, por s`mund të bëj asgjë pasi ata janë bashkë. Kur ai vinte të merrte shoqen time për të dalë, unë thjesht i thosha përshëndetje dhe ikja. Ai mund të ketë menduar se isha e çmendur”, tregon Lisa sot.
Jeta u dha atyre një shans të dytë
Por më pas erërat u zhvendosën në favor të saj. Marrëdhënia e shoqes së saj të dhomës me Michel përfundoi 2 muaj më vonë. Siç fati deshi, ata u takuan sërish 6 vjet më vonë në festën e ditëlindjes së shoqes së saj dhe nuk u ndanë më.
Vendosën të betoheshin për dashurinë duke thënë Po në altar në 27 maj 1995 dhe 3 vjet më vonë, sollën në jetë djalin e tyre të vetëm.
Çelësi i martesës së tyre të lumtur
Pas 26 vitesh, martesa e tyre është ende e fortë, sepse ata hodhën themelet e tyre që në fillim: “Kur vendosëm të martoheshim, nuk premtuam se do ta donim njëri-tjetrin përgjithmonë, sepse nuk mund ta bësh këtë, por ne premtuam të përpiqemi të zgjidhin çdo problem që shfaqet. Ne jemi të përkushtuar që ta bëjmë martesën tonë të funksionojë”, thotë Lisa.
Përveç kësaj, ajo rrëfeu gjithashtu se sekreti i saj është pavarësia brenda çiftit të tyre: “Ne e respektojmë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe nuk e them këtë si eufemizëm. Për shembull, nuk më pëlqen të udhëtoj, por nëse ai dëshiron të shkojë në një udhëtim golfi, ai shkon vetëm. Mendoj se problemet fillojnë kur çiftet supozojnë se janë një njësi e sinkronizuar në çdo gjë. Martesa është si të jesh në një ekip. Secili partner është i ndryshëm, por ata kanë të njëjtin qëllim.”
Lisa tregon se edhe kur nuk janë bashkë për përvjetorët e tyre, askush nuk mërzitet.