Histori Personale

Pse tradhtojnë gratë sipas ekspertes dhe dy rrëfime ku fajtori është burri

Pse tradhtojnë gratë sipas ekspertes dhe dy rrëfime ku fajtori

Njerëzit tradhtojnë, kjo është mëse e vërtetë. Për burrat flitet më shumë, por edhe gratë tradhtojnë. Dhe lind pyetja se sa e zakonshme është të kesh një grua tradhtare? Statistikat më të fundit mbi tradhtitë në SHBA sugjerojnë që 20% e burrave dhe 13% e grave kanë tradhtuar bashkëshortin e tyre ndërsa ishin të martuar.

Këto shifra nuk bazohen shumë në shkencë dhe të dhëna të sakta, pasi zakonisht tradhtarët nuk duan ta pranojnë se kanë tradhtuar. Por tregojnë qartë se nuk është e pazakontë.

Arsyet pse njerëzit tradhtojnë janë të larmishme: Disa mërziten, të tjerë përpiqen t'i shpëtojnë abuzimit emocional dhe të tjerë janë gjendur një situatë pa e kuptuar plotësisht se po ndodh.

Ekspertja e marrëdhënieve dhe dashurisë Dona Murphy tregon se edhe martesat më të mira, mund të kenë momente që humbin shkëndijën e zjarrtë të fillimit: "Edhe në martesat më të mira dhe më të dashura, realitetet e jetës së përditshme mund të bëjnë që çiftet të humbin shkëndijën e tyre. Për gratë, kjo mund të shfaqet si ndjenja e vetmisë, mungesa e vlerësimit nga partneri dhe humbja e intimitetit. Dhe të gjitha këto mund të kontribuojnë në dëshirën e një gruaje për të kërkuar dashuri, lidhje dhe vëmendje jashtë martesës së saj."

Por, nga të gjitha arsyet pse disa gra tradhtojnë, ato kanë edhe diçka të përbashkët:'bashkëshortët që kërkojnë diçka ndryshe me kalimin e viteve dhe kjo i bën vetë gratë të kërkojnë atë gjënë ndryshe'!

Më poshtë keni dy rrëfime pse kanë tradhtuar:

Ai u bë kontrollues.

Pasi u martuam ai u bë kaq kontrollues dhe xheloz. U mundova ta duroja, por ai thjesht nuk donte që unë të flisja më me ndonjë burrë apo edhe të dilja për drekë me shoqet. Martesa jonë vërtet po shkonte drejt fundit. Më pas u dashurova me një djalë me të cilin po punoja, rreth tetë vjet ndërkohë që isha e martuar. Lidhja me të më bëri të ndihesha më e dashur dhe më e sigurt. Në retrospektivë unë nuk pendohem edhe pse nuk ndihesha mirë që po e tradhtoja. Unë kurrë nuk kam dalë me burrin me të cilin kam pasur lidhje pasi martesa ime mbaroi. Ish-burri im më pyeti pas divorcit nëse kisha pasur ndonjë lidhje dhe unë i thashë po, por nuk i thashë se me kë. Tani jam single dhe ndihem mirë me këtë. Jam e lumtur që nuk jam e martuar më. Nuk mendoj se do kisha bërë diçka ndryshe. Mbase do duhej ta kisha përfunduar martesën time më shpejt. Por isha e shqetësuar vetëm për fëmijët e mi. Rrëfimi nga Tegan, 48 vjeçe, Nevada.

"Po më fajësonte mua për të gjitha problemet."

Thjesht shikoja veten në pasqyrë dhe po kuptoja se po plakesha çdo ditë e më shumë, akoma më shumë mendërisht. Isha zhytur në një rutinë stresuese. Në atë kohë, burri im pati disa vështirësi në punë dhe nuk ndihej mirë psikologjikisht. Filloi të hidhte mbi mua fajet për të gjitha problemet e tij. Situata arriti në pikën ku unë duhej të merresha me gjithçka: faturat, llogaritë e investimet. Por ndërkohë ai nuk donte të merrte ndihmën psikologjike. Një moment po vështroja atë dhe mendova: Ai nuk mund të mbajë peng gjithë jetën time! Mendova se duhet të ishte dikush tjetër me të cilin mund të bëja një bisedë dhe të ndihesha e pëlqyer. Dhe në tërësi fjalë dhe gjëra që më mungonin. Fillova të dilja në takime me persona të tjerë dhe po ndihesha mirë. Burri im dhe unë u divorcuam. Ne nuk mund t'i zgjidhnim problemet tona. Kam biseduar me të më parë, për një martesë të hapur. Por ai nuk e pranoi kështu që ne u divorcuam. Ndihem mirë me atë që ndodhi. Nuk jam penduar. - Tami, 61 vjeçe, California.

*Tiranapost.al.