Histori Personale

Profesori i Kembrixhit që nuk shkruante dhe as lexonte deri 18 vjeç prej autizmit

Profesori i Kembrixhit që nuk shkruante dhe as lexonte deri 18 vjeç

Jason Arday ishte diagnostikuar me autizëm dhe deri në moshën 11 vjeç nuk mundej as të fliste. Pasi nisi të flasë, nuk shkruante dhe as lexonte dot deri në moshën 18 vjeç.

Tani është 37 dhe është profesor në Universitetin e Kembrixhit.

“Kjo është ajo që unë doja të bëja”, thotë sot.

I lindur dhe i rritur në Clapham, në jugperëndim të Londrës, Jason e vuri në dyshim botën përreth tij, megjithëse nuk mund të fliste.

“Më kujtohet se mendoja nëse nuk ia dal si futbollist apo lojtar profesionist snooker, atëherë dua të shpëtoj botën”.

Detyrën e re e merr në mars dhe profesor Arday, sociolog, ka një interes të veçantë në përmirësimin e përfaqësimit të pakicave etnike në arsimin e lartë.

“Nëse duam ta bëjmë arsimin më gjithëpërfshirës, ​​mjetet më të mira që kemi janë solidariteti, mirëkuptimi dhe dashuria”. Ai e di mund ta thotë këtë më shumë se askush tjetër.