Histori Personale

Po sikur të martohesh, të ndahesh dhe të bashkohesh prapë? Historia reale e një çifti

Po sikur të martohesh, të ndahesh dhe të bashkohesh prapë?

Një burrë dhe gruaja e tij nga SHBA kanë rrëfyer se janë martuar dy herë, dhe vetëm kështu rindezën dashurinë për njëri tjetrin. Por si është historia?

Chris dhe Stephanie Teague të dy të moshës 35 vjeç, ishin në shkollë së mesme kur filluan lidhjen. Gjërat avancuan shpejt dhe çifti vendosi të martohej teksa hynë në kolegj në vitin 2006. Chris, i cili punotë në industrinë e muzikës ishte i zënë duke u fokusuar në karrierën e tij profesionale, ndërsa Stephanie po studionte për mësuesi. Ndekja e ëndrrrave të të dyve krisën martesën. Dhe betimi në Kishë ia la vendin zënkave dhe distancës. Të dy ndiheshin sikur kishin ndryshuar dhe vetmia filloi t’iu shijonte më shumë.

Po sikur të martohesh, të ndahesh dhe të bashkohesh prapë?

Në vitin 2010, pas muajsh të tërë konfliktesh dhe zënkash ata paraqitën kërkesën për divorc dhe secili zgjodhi rrugën e jetës. Chris pati eksperienca të ndryshme me vajza dhe përjetoi jetën për herë të parë si beqar, por në fund nuk arriti të gjente atë që po kërkonte. Ai kuptoi se po ndihej më i humbur dhe i vetëm se kurrë më parë, dhe një vit më vonë ai vendosi të kthehej në kishën lokale, vendi ku ai u takua përsëri me Stephanie.

Po sikur të martohesh, të ndahesh dhe të bashkohesh prapë?

Gjatë kohës që ishin të ndarë edhe Stephanie kishte takuar dhe përjetuar lidhje me meshkuj të tjerë, por ngjashëm me Chris asgjë nuk arriti ta bënte më të lumtur. Teksa rifilluan të takoheshin ata kuptuan se ndjenin vërtetë për njëri tjetrin dhe se nuk ishin më të lumtur ndarazi. Vendosën të marrin këshilla profesionale dhe u rimartuan në vitin 2011.

“Ne u martuam në moshën 19 -20 vjeç kur kishim akoma shumë gjëra të tjera për të bërë, dhe shumë aspekte po ndryshonin në jetën tonë. Nga jashtë ne dukeshim si çifti i përsosur, por filluan të përballeshim me situata që nuk po dinim se si të silleshim. Është padyshim gjëja më e vështirë që kemi kaluar ndonjëherë, por ishte pikërisht ajo që na çoi këtu ku jemi sot”.

Edhe pse ishte Chris ishte ai që i dha fund martesës, pasi e pa Stephanie përsëri në kishë i kërkoi një mundësi tjetër.

“Unë fillova të kuptoj se Zoti donte që unë të ndiqja rrugën e jetës me Stephanie. Kjo erdhi si një surprizë edhe për mua, pasi kur u divorcuam mendoja se kisha marrë vendimin e duhur. Ajo që kemi mësuar tanimë është se një martesë nuk ka vetëm momente të bukura, dhe ngjarjet negative nuk duhet të çojnë në largime e konflikte, por përballje dhe bashkëpunim".

Po sikur të martohesh, të ndahesh dhe të bashkohesh prapë?

Chris dhe Stephanie injoruan këshillat e miqve se një martesë e dështuar nuk mund të shkëlqejë për herë të dytë. Në vitin 2013 lindërn një fëmijë dhë dy vjet më vonë Stephanie solli në jetë fëmijën e dytë.

Po sikur të martohesh, të ndahesh dhe të bashkohesh prapë?

Stephanie vendosi të ndiqte ëndrrën e Chris, edhe nga fakti se kishte zë për të kënduar. Në vitin 2015 ata filluan turneun e parë muzikor dhe tani performojnë me 60 - 70 shfaqje në vit; në kisha, evente dhe aktivitete të tjera në të gjithë SHBA-të.

Chris kryesisht luan piano dhe kitarë ndërsa Stephanie këndon.

‘Ne nuk hoqëm dorë nga marrëdhënia jonë edhe kur na e thonin të tjerët, dhe tani ne po festojmë 10 vjetorin e martesës sonë’ , thotë Stephanie.

Po sikur të martohesh, të ndahesh dhe të bashkohesh prapë?

*Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.