Histori Personale

Ç`po ndodh sot me themeluesin e Lululemon dhe zotimi i tij për t`i dhënë fund një sëmundjeje

Ka kaluar një dekadë që kur Chip Wilson u largua nga marka e tij e modës e frymëzuar nga joga, mes polemikave. Miliarderi, i cili hodhi pjesën më të madhe të aksioneve të tij vite më parë, është ende në kërkim të një trashëgimie të re – duke mbështetur një kompani tjetër të veshjeve sportive, duke investuar në pasuri të paluajtshme dhe duke garuar për të kuruar një sëmundje të rrallë.

Ç`po ndodh sot me themeluesin e Lululemon dhe zotimi i tij për t`i

Nga Jemima McEvoy/ Është pak para orës 10 të një mëngjesi të lagësht të së dielës në ëest Village të Nju Jorkut, kur ai është duke ecur në Fifth Avenue. I veshur me pantallona të shkurtra atletike të gjera dhe një polo të bardhë tenisi, Chip Wilson, themeluesi i gjigantit të sportit Lululemon, është duke vrapuar për në intervistën e tij me Forbes. Është një pamje mjaft mbresëlënëse. Për shkak të një çrregullimi të rrallë gjenetik që i kthen muskujt e tij në pluhur, miliarderi po lufton të ecë. Ai është gati të rrëzohet. Prapëseprapë, në këtë moment është duke vrapuar - dhe arrin në intervistë në kohën e duhur. “Çdo hap që ec, duhet të jem shumë i vetëdijshëm se ku po më shkon këmba”, thekson 67-vjeçari Wilson, pasuria e të cilit, sipas Forbes shkon në 7 miliardë dollarë, kryesisht për shkak të aksioneve të mbetura prej 8% në Lululemon.

Megjithëse ai u diagnostikua me distrofi muskulare facioskapulohumerale (FSHD) më shumë se 30 vjet më parë, vetëm vitin e kaluar e zbuloi diagnozën dhe filloi luftën me FSHD, e cila prek rreth 870,000 njerëz në mbarë botën. Duke përmendur nevojën e tij të mundshme për një karrige me rrota në vitet e ardhshme, miliarderi me bazë në Vankuver, në mars të vitit 2022 premtoi 75 milionë dollarëve ndihmë për një organizatë të re që ai ngriti për të zhdukur FSHD deri në vitin 2027.

Ç`po ndodh sot me themeluesin e Lululemon dhe zotimi i tij për t`i

Organizata, Solve FSHD, ka ndarë rreth 31 milionë dollarë deri më tani për akademikët dhe sipërmarrësit me ide kreative se si të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes ose ta kurojnë atë krejtësisht, duke dërguar shkëndija shprese në një komunitet që është anashkaluar prej kohësh

“FSHD po përparon ngadalë. Është dobësuese, por nuk është kërcënuese për jetën. Dhe mendoj se kjo është arsyeja tjetër që nuk ka pasur shumë kërkime,” tha drejtoresha ekzekutive e Solve FSHD, Dr. Eva Chin, të cilën Wilson e punësoi në qershor 2022.

Falë një bumi pandemik që dyfishoi të ardhurat nga rreth 4 miliardë dollarë në mbi 8 miliardë dollarë, Lululemon me vlerë mbi 60 miliardë dollarë sot renditet si kompania nr. 7 më e madhe e veshjeve në botë.

Që nga largimi i tij nga drejtimi i kompanisë, Wilson është përfshirë në një kryqëzatë shumëvjeçare kundër kompanisë, duke kritikuar lidershipin e saj pa asnjë filtër - me një libër të vetë-botuar, postime në blog dhe intervista të panumërta. Sipas tij, ka hequr vëmendjen nga qëllimi kryesor, nga produkti. Sot, teksa joga vazhdon të lulëzojë, kritikat e Wilson duket se bien gjithnjë e më shumë në vesh të shurdhër. “Ai mund të thotë çfarë të dojë, por shifrat thonë se kompania nuk ka nevojë për të”, thotë David Sëartz, një analist në Morningstar që mbulon Lululemon.

Kompania e tij ka ecur përpara, por Wilson ka luftuar për të bërë të njëjtën gjë. Forbes foli me sipërmarrësin e veshjeve për udhëtimin e tij që nga largimi nga kompania. Ka qenë një udhëtim i mbushur me dështime, fillime të reja dhe një lloj tjetër suksesi. Ndërsa një markë e re veshjesh dështoi, ai ka pasur më shumë fat duke vënë baste së bashku me investitorët kinezë në një markë evropiane të veshjeve sportive dhe në diversifikimin në pasuri të paluajtshme në Vankuver, përveç fushatës së tij të fundit për të ngadalësuar përparimin e FSHD.

Brenda dy viteve të dorëheqjes si kryetar i bordit të drejtorëve të Lululemon në vitin 2013, mes zemërimit publik, Wilson krijoi një sipërmarrje të re familjare, Kit & Ace, një markë 'veshje teknike' (një term që Wilson i pëlqen që i referohet veshjeve të dizajnuara posaçërisht, shpesh me teknologji të avancuara, për qëllime specifike) shitjen e veshjeve prej leshi kashmiri që lahen në lavatriçe. E financuar nga Wilson, por e udhëhequr nga gruaja e tij, Shannon dhe djali, J.J., familja synonte 1 miliard dollarë në shitje deri në vitin 2020, sipas Neë York Times. Por kjo nuk ndodhi. Ajo hapi 61 dyqane në pesë vende deri në fund të vitit 2016, por një vit më vonë mbylli gjysmën e tyre. Derisa e shitën.

Në vitin 2019, ai u bashkua me gjigantin sportiv kinez Anta Sports Products, pronar i Fila dhe prodhuesi i tretë më i madh i mallrave sportive në botë (pas Nike dhe Adidas), për të blerë Amer Sports me bazë në Helsinki, Finlandë. Wilson shpenzoi gati 1 miliard dollarë për një rreth 21% të aksioneve në Amer, dhe disa muaj më vonë shpenzoi 100 milionë dollarë të tjerë për 0.6% të aksioneve në Anta.

Miliarderi e përshkruan Amerin si fokusin e tij kryesor: 'Është pikërisht aty ku truri im është ndoshta 90% të rasteve.'

Ai tha se i ka kaluar vitet e fundit si këshilltar në prapaskenat e nëntë markave të Amer-it, të cilat përfshijnë gjithashtu markën e skive Atomic dhe Salomon. Fokusi i tij ka qenë transformimi i tyre nga 'shumë mashkull, shumë inxhinierik, shumë me shumicë' për t'u bërë më tërheqës për përdoruesit e përditshëm dhe në veçanti për gratë.

Deri më tani duket se lëvizjet e tij po japin rezultat. Shitjet neto të Amer u rritën me më shumë se 30%.

Një tjetër fushë që Wilson ka pasur fat është pasuria e paluajtshme. Ai zotëron shtëpinë më të shtrenjtë në British Columbia, një kompleks 15,000 metra katrorë, me shtatë dhoma gjumi, nëntë tualete dhe një fushë tenisi në rrugën Point Grey Road të Vankuverit, e mbushur me rezidenca. Por kjo është vetëm maja e perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme.

Në fund të intervistës, biseda kthehet te Lululemon.

Kur bëhet fjalë për Lululemon, Wilson ka ende një mori ankesash. Janë preferencat e tij personale, si neveria e tij për shfaqjen e njerëzve në reklama, të cilët ai pretendon se duken 'të pashëndetshëm', 'të sëmurë' dhe 'jo frymëzues'.

‘Unë mendoj se përkufizimi i një marke është se nuk je gjithçka për të gjithë… Duhet të jesh i qartë se nuk dëshiron që klientë të caktuar të vijnë për ty.’

Pavarësisht se çfarë thotë ai për Lululemon, është e qartë se ende nuk mund ta lërë të ikë. E mirë, e keqe apo e shëmtuar, do të jetë gjithmonë trashëgimia e tij.

*Jemima McEvoy, gazetare e Forbes që mbulon shkrimet për njerëzit më të pasur në botë