Histori Personale

Për gati 25-vjet është njohur si figurë përçarëse! Historia e Queen Consort, Camilla-s

Për gati 25-vjet është njohur si figurë

Me ardhjen e bashkëshortit të saj në fron pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II , Camilla është bërë ‘Queen Consort’ dhe do të marrë një rol të ri dhe më të spikatur përkrah mbretit Charles III.

Për më shumë se 25 vjet pas vdekjes së gruas së parë të Charles, Dianës , Princeshës së Uellsit, Camilla ka mbetur një figurë përçarëse në Britani, shkruan CNN.

Për gati 25-vjet është njohur si figurë

E lindur Camilla Shand në korrik 1947, ajo thuhet se u takua me Princin Charles në një ndeshje polo në Windsor në vitin 1970 dhe ata u bënë miq.

Një vit më pas Charles iu bashkua Marinës Mbretërore dhe, ndërsa ai ishte larg, Camilla u martua me oficerin Andrew Parker Bowles. Çifti pati dy fëmijë gjatë viteve 1970.

Për gati 25-vjet është njohur si figurë

Charles u martua me Lady Diana Spencer në vitin 1981, por ai pranoi në 1994 se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Camilla-n. Camilla u divorcua nga Andrew Parker Bowles në 1995. Charles dhe Diana u divorcuan vitin e ardhshëm dhe Camilla u zhduk nga jeta publike pasi mbështetja e publikut dhe medias u hodh pas princeshës. Ndjenjat pro-Dianës dhe anti-Camilla u përkeqësuan pasi Princesha vdiq në një aksident me makinë në Paris në 1997.

Për gati 25-vjet është njohur si figurë

Në vitin 1999, Camilla u transferua në Clarence House për të qenë me Charles dhe emri i saj filloi të shfaqej në dokumentet zyrtare. Historia e tyre arriti kulmin në vitin 2005, kur u martuan në Windsor, me pëlqimin e Mbretëreshës.

Në momentin që i shoqi u bë mbret, Camilla u bë automatikisht mbretëreshë. Megjithatë, prej kohësh mendohej se ajo nuk do ta përdorte titullin, pasi Clarence House kishte lëshuar një deklaratë në 2005 duke thënë se ajo do të njihej si "Princesha Consort". Disa në pallat në atë kohë mendonin se publiku nuk ishte gati që Camilla të merrte një titull që ishte destinuar për Dianën.

Por me kalimin e viteve, qëndrimet ndaj Camilla-s janë zbutur. Në vitin 2015, një sondazh i CNN zbuloi se një në katër britanikë e pëlqenin atë, gjithnjë e më pak njerëz e kundërshtonin që ajo të bëhej mbretëreshë.

Për gati 25-vjet është njohur si figurë

Më pas, në shkurt 2022, Mbretëresha përdori momentin historik të jubileut të saj Platinum për të dhënë bekimin e saj që Dukesha e Cornwall-it të njihet si mbretëreshë kur të vinte koha.

“Kur të vijë kohë, dhe djali im Charles të bëhet Mbret, e di që ju do t'i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua dhe është dëshira ime e sinqertë është që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si Queen Consort ndërsa vazhdon shërbimin e saj besnik”, tha Mbretëresha.