Njëra gazetare, dy të tjerat kanë të njëjtin emër, Mimoza dhe të treja të njëjtën luftë!

Tre rrëfime grash shqiptare që kamë ndarë eksperiencëm e tyre me sëmundjen e kancerit të gjirit. Një betejë me ditët e vështira dhe forcën për të vazhduar.
Rezarta Reçi
Si gazetare radiotelevizive kam luftuar me profesionalizëm për diagnostifikimin e hershëm dhe luftën e fortë kundër kancerit të gjirit ndërsa si Rezartë u dorëzova. U dorëzova jo nga frika, por nga arsye të thella që lidhen me subkoshiencën time. E lashë pas dore. Ka qënë dashuria dhe vëmendja e familjarëve dhe miqve më të ngushtë, ka qënë lufta frontale e ekipit të specializuar të mjekëve të Spitalit Onkologjik në Tiranë.
Të cilët morën masa të menjëhershme për të më diagnostifikuar por edhe pët ta luftuar kancerin e gjirit që ishte shfaqur në trupin tim. I jam mirënjohëse atyre dhe vetes që ygjodha të mos plogështohem në krevat, përkundrazi zgjodha të bëj jetë aktive, krahas luftës kundër kancerit të gjirit. Prandaj, ti e dashur, ju të dashura që po më ndiqni, mos ngurroni. Diagnostikohuni për kancerin e gjirit jo vetëm në muajin tetor.
Mimoza Dosti
Ishte beteja më e vështirë e jetës time që më përballi me një ekperiencë tepër traumatike. Ekperiencë e cila më kërkoi forcë dhe kurajo për ta përbaluar. E gjeta forcën dhe kurajon, përmes suportit të familjes time dhe përkushtimit të mjekëve.
Mimoza Groballi
Çdo gjë ndryshoi në sytë e mi. Por ja ku jam, falë forcës sime dhe mbështetjes së njerëzve të mi të dashur. Sigurisht dhe mjekëve që jam shumë falenderuese. Ndaj sot i them çdo gruaje, mos neglizho! Lufto për jetën! Ajo është e shtrenjtë!
Tiranapost.al