Histori Personale

Një prostitutë, një modele dhe një kushërirë. Dashuritë e pamundura që frymëzuan Van Gogh

Një prostitutë, një modele dhe një kushërirë.

Në 29 korrik të 1890-ës do të vdiste Vincent Van Gogh, një nga piktorët më të famshëm të të gjitha kohërave.

Ai realizoi gati 900 piktura, më shumë se 1000 vizatime, si dhe skica të shumta të pa përfunduara. Punimet ishin të frymëzuara shpesh nga jeta e tij private. Ai dashuronte shumë.

Nuk kishte rëndësi nëse ndonjëherë nuk i kthehej dashuria mbrapsht apo zhgënjehej, sepse në këto raste frymëzohej më shumë për të pikturuar.

Ursula Loyer, dashuria e parë

Në fillim ata ishin miq të mirë. Kalonin kohën e tyre të lirë së bashku duke pirë çaj dhe duke admiruar perëndimin e diellit. Një ditë ndjenjat e Vincentit ndaj Ursulës filluan të ndryshonin dhe piktori filloi të mendonte t`ia shprehte dashurinë. Ai nuk iu përgjigj ndjenjës së tij, pasi ishte e fejuar me dikë tjetër. Artisti u kthye i zhgënjyer në shtëpinë e prindërve.

Eugenie Loyer në Londër

Eugenie ishte vajza e familjes që priti Vincentin gjatë qëndrimit të tij në Londër. Ai i shprehu dashurinë dhe donte që ta zyrtarizonte lidhjen, por edhe ajo ishte tashmë e fejuar. Vincent, pas refuzimit, kaloi një periudhë të gjatë depresioni dhe gjithashtu humbi punën në galerinë e artit ku punonte.

Kate Vos-Stricker, kushërira

Edhe lidhja e dashurisë me kushërirën Kate, e njohur si Kee, nuk ishte e lehtë. E ve në moshë të re, ajo shkoi të jetonte në shtëpinë e Van Gogh me djalin e saj katër vjeçar: ai i shprehu dashurinë, por Kee ishte akoma e dashuruar me burrin e saj që nuk jetonte më. Ajo u largua nga shtëpia e tij për t`u transferuar tek prindërit e saj në Amsterdam. Vincent e ndoqi pas, por mori një tjetër refuzim.

Clasina Maria Hoornik, Christine e tij

Van Gogh vazhdonte të ishte i dashuruar, këtë herë me Clasinan, e njohur si Sien, të cilën do ta quajë Christine më vonë në disa letra. Një prostitutë e varfër që mbeti shtatzënë nga një prej klientëve të saj. Vincent vendosi ta ndihmojë, duke i dhënë asaj dashuri dhe një dhomë për të jetuar. Ai deklaroi se donte të martohej me të, sepse dukej se kishte gjetur me të lumturinë që kishte ndjekur për një kohë të gjatë. Familja Van Gogh, nuk donte të prishte reputacionin dhe ndaj e mbylli djalin në një klinikë psikiatrike. Sien bëri vetëvrasje duke u mbytur në një lumë dhe duke lënë gjurmë tek piktori.

Agostina Segatori, dashuria e fundit

Pothuajse të gjitha dashuritë e Van Gogh u ngulitën në pikturat e tij, por vetëm Agostina Segatori frymëzoi piktorin me një imazh të ndryshëm artistik. Ajo ishte dashuria e tij e fundit e madhe: ajo ishte një modele e famshme, me një pamje ekzotike. Vincent, i pushtuar nga stili i saj luksoz dhe i shkujdesur, vendosi ta linte, i frikësuar. Pas saj, artisti e kuptoi që kurrë nuk do të dashurohej përsëri.

Vincent Van Gogh, lindi në Zundert, më 30 mars 1853 dhe vdiq në moshën 37-vjeçare.