Histori Personale

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç. Historia e supermodeles së parë në botë, Gia Carangi

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Gia Carangi mishëroi botën e modës në fund të viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë. Bukuria e saj mbizotëruese, por edhe vdekja e parakohshme pas komplikimeve nga SIDA kontribuan në krijimin e një miti. Gia Carangi lindi në Filadelfia më 29 janar 1960, si sot 62 vjet më parë. Ajo ishte fëmija i tretë i Joseph Carangi dhe Kathleen Adams. Babai ishte menaxher i një restoranti, i lindur nga emigrantë italianë, nëna shtëpiake, me origjinë irlandeze dhe uellsiane. Kur Gia ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeç, nëna e saj braktisi shtëpinë, e lodhur nga episodet e vazhdueshme të dhunës në familje, edhe falë një lidhjeje jashtëmartesore, që përfundoi në rimartesë një vit më vonë.

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Tashmë e brishtë dhe e paqëndrueshme emocionalisht, ajo ra shpejt pre e drogës. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeç takoi Sharon, një bjonde 21-vjeçare, e cila u bë dashuria e saj e parë. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç, jeta e saj pësoi një pikë kthese të destinuar për të ndryshuar fatin e saj përgjithmonë: në një klub bukuroshja Gia Carangi u vu re nga një fotograf i afërt me agjenten e famshme Wilhelmina Cooper, e cila, sapo pa portofolin e punëve të saj, e deshi menjëherë për të bashkëpunuar.

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Gia Carangi e jetoi hapur homoseksualitetin e saj.

Në vitin 1983, modelja u largua përgjithmonë nga Nju Jorku dhe vendosi të nisë një proces detoksifikimi, të cilin, megjithatë, nuk e përfundoi. Gia Carangi vdiq në moshën 26-vjeçare. Askush nga bota e modës nuk ishte i pranishëm në ceremoni dhe lajmi për vdekjen e saj u bë publik vetëm pak muaj më vonë.

Zbulimi

Gia Carangi ishte 16 vjeç kur fotografi Maurice Tannenbaum e vuri re duke kërcyer në një klub në qytetin e saj të lindjes.

Seti i parë

Dy muaj më vonë, Gia Carangi mbërrin në Manhattan dhe në nëntor pozon për Vogue, Yves Saint Laurent dhe Calvin Klein.

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Supermodelja e parë

Në dy vitet në vijim Gia Carangi u bë 'supermodelja' e parë në botë.

Humbja e Wilhelmina

Në vitin 1980, në kulmin e popullaritetit të Gia Carangi, Wilhelmina vdiq në moshën 40 vjeçare nga kanceri i mushkërive. Gia u zhyt në dëshpërim dhe gjeti ngushëllim tek heroina.

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Detoksifikimi

U përpoq të detoksikohej në moshën 23-vjeçare. Nëna e saj e kthen në Filadelfia, ku nis procesin. Supermodelja e Dior dhe Armani nisi të punonte si shitëse në një dyqan xhinsesh, derisa iu kthye shpejt drogës.

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Vdekja

Në qershor të vitit 1986 u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm ëarminster në Pensilvani me pneumoni në të dy anët. Disa ditë më vonë erdhi diagnoza më e rëndë, Gia Carangi ishte infektuar me virusin HIV. Më 18 nëntor 1986 vdiq në spitalin e Filadelfisë.

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Tiranapost.al