Nga Ceo më i mirë në Amerikë në të akuzuar për abuzime seksuale
Më shumë se një duzinë grash kanë akuzuar Dan Price, CEO me bazë në Seattle -i cili u bë i famshëm për deklaratën se do të rriste pagën minimale të punonjësve të tij në 70,000 dollarë- për sjellje të pahijshme seksuale në një raport të ri të publikuar nga Neë York Times . Akuzat përfshijnë, regjistrimin e partnerëve të tij gjatë seksit pa pëlqimin e tyre dhe përdhunimin e një gruaje ndërsa ajo flinte.
Në një deklaratë për Times, Price tha se ai asnjëherë nuk kishte abuzuar fizikisht apo seksualisht me askënd dhe i quajti akuzat të rreme. Të mërkurën, pak se një ditë para se të publikohej historia, Price kishte hequr dorë nga roli i tij si CEO i Gravity Payments, kompania që ai themeloi me vëllain e tij në 2004. Ai tha se do të jepte dorëheqjen në mënyrë që të përqendrohej me kohë të plotë në akuzat që ai i quajti të rreme.
Price u akuzua për herë të parë publikisht për sjellje të pahijshme në fillim të këtij viti. Në janar, 38-vjeçari dyshohet se u përpoq të puthte me forcë duke e kapur për fyti 26-vjeçaren Shelby Alexandra Hayne pas darkës në një restorant në Seattle. Pas ngjarjes ajo ka bërë kallëzim në polici. Gjyqi i tij është caktuar për në tetor.
Kacie Margis, e cila thotë se ishte takuar me Price për tre muaj në fillim të vitit 2021, i tha Times se marrëdhënia e tyre përfundoi pasi ai e përdhunoi atë ndërsa ata ishin së bashku në një hotel në Palm Springs, Kaliforni. Margis thotë se ajo shkoi në shtrat pasi mori pilula për pagjumësinë dhe e kundërshtoi Price kur ai u përpoq të kryente marrëdhënie seksuale, por pretendon se ai e përdhunoi pasi ajo filloi të binte në gjumë. Margis e raportoi incidentin në polici.
Gra të tjera kanë pretenduar se kanë përjetuar abuzim nga duart e Price, duke përfshirë edhe ish-bashkëshorten e tij, Kristie Colon. Në një fjalim të vitit 2015 në TEDx në Universitetin e Kentakit, Colon tha se ishte abuzuar nga ish-bashkëshorti i saj, megjithëse nuk e përmendi në mënyrë specifike Price.
Në atë kohë, Price ishte në qendër të vëmendjes me njoftimin se ai po shkurtonte pagën e tij prej 1.1 milion dollarësh në mënyrë që të rriste pagat e punonjësve të tij në një minimum prej 70,000 dollarësh.
Lëvizja u raportua ndërkombëtarisht dhe Inc. Magazine shkoi aq larg sa pyeti "A është ky shefi më i mirë në Amerikë?" në një kopertinë për Price. Bloomberg më vonë raportoi mbi akuzat e ish-gruas për dhunë në familje dhe zbuloi se historia e pagës minimale nuk ishte aq e drejtpërdrejtë sa dukej. Vëllai i tij ngriti një padi përpara njoftimit që argumentonte se Price po e paguante në mënyrë të gabuar veten si CEO.
E megjithatë, me kalimin e kohës, Price arriti të ndërtojë një narrativë të re dhe të rrisë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai e bëri këtë duke postuar në lidhje me qëndrimet e tij progresive rreth lakmisë së korporatave , pabarazisë së të ardhurave , racës , të drejtave të grave dhe shumë çështjeve të tjera sociale dhe ekonomike. Në vitin 2020, ish-sekretari i Punës Robert Reich e quajti atë " Ceo-n e vetëm të moralshëm në Amerikë ". Po, pas raportit të Times , mbretërimi si ‘i moralshmi i CEO-ve’ duket se ka marrë fund për Price
Tiranapost.al