Histori Personale

Libri i një njeriu që u burgos 15 vjeç dhe kaloi 18 vite në izolim: Egërsia që Amerika trajton krimet juvenile

Libri i një njeriu që u burgos 15 vjeç dhe kaloi 18 vite

Imagjinoni të jetoni vetëm në një dhomë me madhësinë e një ashensori mallrash për gati dy dekada.

Isha 15-vjeç kur u dënova në Florida dhe izolimi im zgjati për 18 vite rresht. Nga 1992-shi deri në 2010-ën. Nga mosha 15 vjeç deri 33. Nga fundi i George H.W. deri në fillimet e epokës së Obamës.

Për 18 vite nuk kisha një dritare në dhomën time për të hequr vëmendjen nga intensiteti i izolimit. Nuk më lejohej të flisja me shokët e mi të burgosur madje as me veten time. Nuk haja ushqim të shëndetshëm. Më jepnin ushqim mjaftueshëm sa të mos vdisja. Këto rrethana më bënë të mendoja se si përfundova në izolim. Në verën e vitit 1990, pak pasi mbarova klasën e shtatë, unë u mësova dhe drejtova nga disa fëmijë pak më të rritur, për të bërë një grabitje. Gjatë tentativës për të vjedhur u ndesha me grushta me një grua. Ajo pësoi dëmtime serioze në nofullën dhe gojën e saj, por mbijetoi. Ishte e pamatur dhe budallallëk nga ana ime, akti i një 13-vjeçari në krizë, dhe unë jam thjesht mirënjohës që askush nuk vdiq. Për këtë ngjarje unë u arrestova dhe u akuzova dhe u gjykova si i rritur për vjedhje me armë dhe vrasje në tentativë.

Libri i një njeriu që u burgos 15 vjeç dhe kaloi 18 vite

Avokati im i caktuar nga gjykata më këshilloi të pranoja fajësinë, duke më thënë që dënimi maksimal do të ishte 15 vjet. Kështu bëra. Por dënimi im nuk ishte 15 vjet - ishte burgim i përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.

Nuk e kisha idenë se do të isha në izolim për 18 vitet e ardhshme.

Florida ka nivele të ndryshme të izolimi. Gati dy dekada të mbyllura në kafaz. Më në fund u lirova nga burgu në 2016-ën falë avokatit tim të ri, Bryan Stevenson dhe Iniciativës për Drejtësi të Barabartë.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se izolimi shkakton çrregullim të stresit post-traumatik dhe dëmton aftësinë e të burgosurve për t’u përshtatur me shoqërinë shumë kohë pasi ata lënë qelinë. Standardet e Kombeve të Bashkuara për trajtimin e të burgosurve e ndalojnë izolimin për më shumë se 15 ditë, duke e deklaruar atë "mizor, çnjerëzor ose degradues".

Megjithatë, praktika, madje edhe për të miturit, është akoma e zakonshme në Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjet për t'i dhënë fund kanë qenë të paqarta: Në 2016, administrata Obama ndaloi izolimin e të miturve në burgjet federale dhe një pjesë e shteteve kanë përparuar në reforma të ngjashme. Sot, dhjetëra shtete ende kanë pak ose aspak legjislacion që ndalon izolimin e të miturve.

Për shkak se izolimi i tyre është i fshehur nga sytë e publikut abuzimet e mëdha mbeten të pakontrolluara. Unë pashë një gardian duke spërkatur një të burgosur të verbër në fytyrë me kimikate thjesht sepse ai ishte duke qëndruar pranë derës së qelisë së tij teksa po kalonte një infermiere femër. I burgosuri më vonë më tha se për të justifikuar spërkatjen, gardiani pretendoi se i burgosuri po masturbohej para infermieres.

Jam dëshmitar i pasojave të vetmisë së ashpër. Disa njerëz përpiqeshin të prisnin stomakun e tyre me një brisk dhe të ngjisnin diçka plastike brenda zorrëve vetëm e vetëm që të mund të kalonin një javë në komoditetin e një dhome spitali me një televizor. Vetëm kështu ata mund të shijonin lirinë.

Disa herë, unë qëllimisht mora mbidozë Tylenoli në mënyrë që të kaloja një natë në spital. Edhe për një natë, ia vlente dhimbja.

Si fëmijë, i mbijetova këtyre kushteve duke imagjinuar gjithmonë histori të asaj që do të bëja kur të lirohesha përfundimisht. Mendja ime ishte i vetmi vend ku gjeja lirinë nga realiteti im - i vetmi vend ku mund të luaja basketboll me vëllain tim ose video lojëra me miqtë e mi dhe të haja kekun e ngrohtë me qershi të nënës sime në verandë. Ishte i vetmi vend ku thjesht mund të isha fëmijë.

Libri i një njeriu që u burgos 15 vjeç dhe kaloi 18 vite

Asnjë fëmijë nuk duhet të përdorë imagjinatën e tij në këtë mënyrë - të mbijetojë.

Qendra Liman në Shkollën e Drejtësisë në Yale dëshmoi se 61 mijë amerikanë (të rritur dhe fëmijë) ishin në izolim në vjeshtën e vitit 2017.

Jam dëshmitar sesi shumë njerëz e humbnin mendjen teksa ishin të izoluar. Ata do ta kalonin padashur vijën e normalitetit dhe thjesht nuk do të ktheheshin kurrë në mendjen e tyre të shëndoshë. Ndoshta ata nuk donin. Qëndrimi në atë gjendje mendore ishte opsioni më i mirë, më i sigurt, më njerëzor.

Pasi kaloi gati dy vjet në izolim në Rikers Island në Neë York City, pa u dënuar ende, adoleshenti Kalief Browder vdiq nga vetëvrasja në moshën 22 vjeç.

Izolimi është një dënim mizor dhe i pazakontë, diçka e ndaluar nga Amendamenti i Tetë, megjithatë burgjet vazhdojnë ta praktikojnë atë.

Legjislaturat e shtetit mund të miratojnë legjislacionin që reformon dënimin në izolim, siç bëri New York kohët e fundit. (Projekt-ligji pret një nënshkrim nga Gov. Andrew Cuomo.) Dhe kryetarët e bashkive dhe guvernatorët mund të bëjnë pjesën e tyre për t'i dhënë fund praktikës përmes veprimeve ekzekutive. Kryetari Bill de Blasio, për shembull, kohët e fundit u zotua për t'i dhënë fund izolimit në burgjet e New York City.

Kohët e fundit dikush më tha në telefon se ishte në izolim për 24 vite rresht. Kjo është pothuajse një çerek shekulli. Një brez.

Ndërsa përpiqem të riintegrohem në shoqëri, gjërat e vogla shpesh zgjojnë kujtime të dhimbshme. Ndonjëherë marrëdhëniet më duken kufizuese. E kam të vështirë të ruaj përqendrimin në një punë të ngurtë, 9 me 5. Në fillim, teksa kaloja rrugën dhe shikoja makinat dhe biçikletat që vinin drejt meje u ndjeva tmerrësisht keq.

Unë do të përballem me Stresin Post Traumatik dhe sfida të mëdha dhe të vogla për pjesën tjetër të jetës sime për shkak të asaj që iu nënshtrova. Disa gjëra nuk i kam bërë. Dhe disa gjëra kurrë nuk do t'i bëj e me disa gjëra kurrë nuk do pajtohem. Mbi të gjitha, që ky vend të trajtojë qeniet njerëzore, veçanërisht fëmijët, po aq mizorisht sa unë u trajtova.

*Ian Manuel është një ish-i dënuar që ka shkruar një libër për gjithë vitet e tij në dënim dhe mbi të gjitha në qelinë e izolimit të titulluar: “My Time ëill Come: A Memoir of Crime, Punishment, Hope, and Redemption”

Ndalohet ribotimi i këtij shkrimi