Histori Personale

Ky djalë vdiq 27 vjeç dhe ‘trashëgimi’ la organet e tij me të cilat shpëtoi 6 jetë

Ky djalë vdiq 27 vjeç dhe ‘trashëgimi’ la organet e

Këtë vit një vajzë 16-vjeçare ishte në gjendje të festonte për rezultatet e mira të analizave dhe një djalë i vogël ishte në gjendje të përqafonte nënën e tij, falë Alex Neëlove.

27-vjeçari vdiq papritur nga një hemorragji në tru në Mançester në vitin 2020 dhe si dhurues organesh ai ndihmoi në shpëtimin e jetës së gjashtë personave.

Nëna e Alex, Judy Coutinho e ka ndarë publikisht historinë e djalit të saj duke bërë thirrje që të tjerë njerëz të ndërgjegjësohen.

“Është një dhuratë e pabesueshme”, tha ajo.

Alex Neëlove, me origjinë nga Tarleton, Lancashire, ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur një karrierë në kontabilitet dhe financë.

Coutinho 59 vjeç tha se djali i saj po jetonte jetën e tij të ëndrrave në Çikago përpara se të sëmurej në fillim të vitit 2020.

“Nuk kishte asnjë paralajmërim. Asnjë shenjë. Ai vdiq nga një hemorragji masive në tru teksa ishte në shtëpi për Krishtlindje. Ndodhi si një rrufe në qiell të hapur për ne”, tregoi nëna e tij.

Ajo i tha BBC Radio Manchester se, edhe pse nuk kishte diskutuar për dhurimin e organeve me djalin e saj më herët, ajo instinktivisht e dinte se çfarë do të dëshironte ai.

“Unë kisha të drejtë, sepse me sa duket ai kishte nënshkruar katër herë në regjistrin e dhuruesve të organeve.

Thjesht ndjeva se ai nuk do të donte që organet e tij të mos ndihmonin njerëzit e tjerë. Çfarë kuptimi ka që të mos ndihmoheshin njerëzit e tjerë. Alex nuk do të kthehej gjithsesi”, tregoi nëna e tij.

Në vitet që pasuan, nëna e tij ka qenë në kontakt me disa nga familjet e atyre që ai ndihmoi për të shpëtuar.

Ajo tha: “Jam në kontakt me një mama, vajza e së cilës u ndihmua. Unë e di se si po ia del mbanë. Ajo sapo ka marrë rezultate të mahnitshme GCSE, ishte bukur ta shohësh me një fustan mature. Është emocionuese dhe thjesht përforcon se ishte gjëja e duhur për të bërë. Kam marrë gjithashtu disa letra nga nëna e një djali të vogël që mori një pjesë të mëlçisë së Alex. Vetëm të dëgjosh se sa mirë po ecën është vërtet ngushëlluese”.

Judy tani po mbështet një fushatë të NHS e cila po u kërkon njerëzve të flasin me familjen dhe t'i autorizojnë për dhurimin e organeve.

“Është një dhuratë dhe trashëgimi e pabesueshme të lësh diçka të vlefshme për këtë botë”, tha ajo.