Histori Personale

Kur pashë babain të ma vriste nënën para syve, ndryshova gjithçka që mendoja rreth abuzimit

Kur pashë babain të ma vriste nënën para syve, ndryshova

Prindërit e mi ishin të martuar për 26 vite me radhë, derisa babai im ia mori jetën nënës, një pasdite të shtune, të vitit 2013. Unë isha 18 vjeç dhe e mbaj mend mirë, gjithçka.

Ai e kishte goditur disa minuta më parë, duke i lënë një shenjë në anën e djathtë të fytyrës. Pas kësaj unë dhe nëna ramë dakord të dilnim për pak nga shtëpia. Shkuarja në një shëtitje ishte ajo që ne zakonisht bënim për të fituar një farë ndjenje lehtësimi nga inati i babait tim dhe shpesh ishte opsioni ynë i vetëm kur na duhej t'i shpëtonim abuzimit të tij, sidoqoftë përkohësisht.

Babai im atë ditë nga ndoqi dhe na bllokoi rrugën. Ai këmbënguli që të ktheheshim brenda në dyqanin e tij. "Unë thjesht dua të flas pak me nënën tënde", ma përsëriti butësisht. Pasi rezistova për pak kohë, më në fund hynë në dyqan. Pashë tmerrin me sy babai nxori armën. Nëna ime pati kohë vetëm të shqiptonte emrin e tij, sepse babai nuk u mendua gjatë. Qëlloi plot 7 herë mbi trupin e saj.

Bërtita shumë.

Pas kësaj tragjedie më kapi faji: faji pse nuk hyra mes tyre.

Hera e parë që u përballa me dhunën ishte kur babai i kërkoi nënës të ulej përtokë që ai t`i thoshte diçka, dhe kur ajo nuk e bëri, ai e tërhoqi nga flokët. I hodhi pastaj një karrige sipër dhe i la shenja.

Mbaj mend që hapa një ditar atë ditë dhe shkruajta: Do doja që babai të ishte ai që më mbronte dhe jo të ishte dikush nga i cili kam nevojë për mbrojtje.

I kërkuam nënës disa gjëra.

Pse nuk e lëmë babanë të ulet në krye të tryezës gjithmonë?; Pse nuk e përgatit darkën dhe t`ia vësh pjatën në tryezë në orarin që vjen në shtëpi nga puna ?; Pse nuk ia hapim derën kur ai kthehet në shtëpi (edhe pse e ka çelësin e shtëpisë)?

Mamaja ndoqi këshillën e dikujt që i tha kërko urdhër mbrojtjeje, por kur babai e mori vesh ia vuri fytyrën mbi sobë.

Menjëherë pas kësaj, gjërat filluan të ndryshojnë. Mamaja i përgatiste darkën e tij në një pjatë para se të vinte në shtëpi në orën 6:15 dhe e mbuloi atë. Ajo i bënte pastat e tij të preferuara me shpresën se do ta qetësonte atë dhe do të zvogëlonte abuzimin. Unë, dhe shpesh vëllai im i vogël, prisnim nga dera e përparme derisa babai ynë shfaqej tek rruga dhe pastaj nxitonim të hapnim derën përpara se ai të trokiste. Unë e përqafoja, dhe kur ai më thoshte se më donte, unë duhej t'i thosha se edhe unë e dua atë. Jeta ime në shtëpi filloi të dukej si një shfaqje.

Për shumë javë pas kësaj, babai im nuk vuri dorë mbi mamanë, por ai rregullisht e sulmonte atë në mënyra të tjera. Ai u bë më kontrollues ndaj saj. Humori i tij ishte më ekstrem dhe i paparashikueshëm. Mamaja u izolua. Babai debatonte për gjëra të parëndësishme. E gjithë kjo krijoi një mjedis që na detyroi mua dhe vëllezërit e mi të ishin super të kujdesshëm ndaj nënës sonë.

Babai ishte ndryshe jashtë shtëpisë.

Me klientët e tij ai ishte i durueshëm, bujar, në dukje me zemër të ngrohtë, krejtësisht e kundërta e atij që ishte në shtëpi shumicën e kohës. Tek ne, ndryshimet e humorit ishin alarmante: ai ishte i paduruar, i ftohtë, i frikshëm dhe i pamundur për t’u pëlqyer.

Si mund t’i thuash dikujt që ke frikë për sigurinë e nënës tënde nëse nuk ke prova fizike të abuzimit që ajo po vuan? Si e shpjegoni frikën tuaj ndaj dikujt që e ka sulmuar vetëm fizikisht disa herë? Ajo që nuk kisha kuptuar atëherë ishte se dhuna fizike është thjesht një metodë për të përmbushur objektivin e një abuzuesi: për të fituar pushtet dhe kontroll mbi viktimat e tij. Ai nuk përdorte në mënyrë rutinë dhunë fizike sepse nuk ishte e nevojshme. Në një marrëdhënie abuzive, dinamika mbetet kryesisht e njëjtë pavarësisht nëse përfshin dhunë fizike apo jo.

Mund të llogaris me gushtat e njërës dorë numrin e rasteve kur kam parë se babai im i vuri duart mbi nënën.

Ekziston një keqkuptim i përhapur sikur ai që vret gruan e ka rrahur vazhdimisht gjatë jetës. Nuk është e vërtetë. Abuzimi psikologjik është ajo që e bën veçanërisht tinëzare këtë situatë.

Pyesja veten atë ditë nëse ai i ndaloi të shtënat, sepse nuk kishin mbetur më plumba ose nëse mbase më në fund ishte mjaftuar. Unë ika nga rrugica, por nuk e dija ku po shkoja. Vrapova në rrugë dhe ndalova dy makina në rrugë. Kisha harruar si të flisja. Një grua u përpoq të më qetësonte derisa policia më gjeti me të dhe më ktheu në dyqan. Ambulanca erdhi për trupin e mamasë - dhe për babanë tim. Kur policia më intervistoi në stacion më vonë atë mbrëmje, ata më thanë se babai im ishte qëlluar për vdekje nga oficeri i policisë, pasi kishte drejtuar armën drejt tij.

Herën e parë që ia besova dikujt histoinë time për ta treguar, e quajtën atë që babai im bëri një "krim pasioni" dhe u përpoqën të më siguronin që ai e vrau vetëm sepse e donte. Herën tjetër më pyetën nëse ai ishte i dehur kur bëri atë që bëri. Njerëzit më bënin pyetje personale në lidhje me atë që pashë dhe më pyesnin gjëra të tjera që nuk mund t'u përgjigjesha. Disa menduan se çfarë bëri mamaja për ta zemëruar aq shumë. Këto përgjigje më bënë presion në heshtje.

Ajo që kuptova më në fund është se heshtja është vdekjeprurëse. Nuk mund të vazhdoja të fshihja përvojat e mia, veçanërisht nëse do të kisha ndonjë shans për të ndihmuar të tjerët që po përballeshin me abuzime, gjë që unë dëshiroja dëshpërimisht ta bëja.

Tani jam vullnetar në dy strehëza të dhunës në familje në Bay Area dhe bëj punë komunitare. Bëj thirrje që njerëzit ta njohin abuzimin psikologjik si po aq të rrezikshëm sa dhuna fizike.