Histori Personale

Kledi Kadiu dhe gruaja e tij Charlotte rrëfejnë për sëmundjen e djalit të tyre: Rrezikoi të humbte jetën

Kledi Kadiu dhe gruaja e tij Charlotte rrëfejnë për

Balerini i njohur Kledi Kadiu dhe gruaja e tij Charlotte kanë folur për sëmundjes e djalit të tyre, Gabriel, në një emision Italian. Plot trishtim, të dy tregojnë që Gabriel rrezikoi të humbte jetën.

13 ditë pas lindjes ai u diagnostifikua me meningo-encefalit, një infeksion i sistemit nervor qendror dhe vogëlushi ende po lufton me këtë sëmundje, por “shpresa është nga ana jonë", thotë Charlotte.

Kledi Kadiu dhe gruaja e tij Charlotte rrëfejnë për

“13 ditë pas lindjes së tij, vura re se diçka nuk shkonte, kështu që shkuam te dhoma e emergjencave për siguri. Ai dukej se kishte pasur kriza epileptike ndaj në një kohë të shkurtër mjekët duhej të ndërhynin urgjentisht. Mbeta e pafuqishme dhe nuk mund të të kuptoja se çfarë po ndodhte”, tha Charlotte.

“Brenda pak orësh mjekët na thanë se Gabriel kishte marrë një virus që i kishte dëmtuar kokën. Ishte meningo-encefaliti, një infeksion i sistemit nervor qendror.

"Më pas foshnja ndejti për një muaj e gjysmë në terapi intensive”, shton Kledi me një zë të thyer nga emocionet.
Kledi Kadiu dhe gruaja e tij Charlotte rrëfejnë për

Një histori plot dhimbje dhe shpresë, sepse procesi i shërimit është ende shumë i gjatë, i përbërë nga ulje dhe ngritje.

“Kur mësova që Gabrieli kishte rrezikuar jetën u ndjeva njeriu më me fat në botë, që e kisha. E shikoja në mëngjes kur shkoja në spital, thoja sa dëshirë që ke për të jetuar, je shumë i fortë. Ai na dha forcë për të ecuar përpara. Është Samurai jonë i vogël. Heroi ynë”, tha çifti.

Kledi Kadiu dhe gruaja e tij Charlotte rrëfejnë për

Kledi dhe Charlotte, të cilët janë së bashku prej 7 vitesh, e mbyllën rrëfimin me një thirrje të thellë ndaj vlerave më të rëndësishme të jetës.

“Dashuria na ka dhënë forcën për të kapërcyer gjithçka”, thanë ata.

Tiranapost.al