Histori Personale

Kjo është historia e Ilda Bejlerit dhe është vetëm për ty që jeton në Tiranë

Ky nuk është një shkrim për të gjithë! Ky është një shkrim për ty që po kërkon një punë, ose sapo ke humbur një punë! Ky është një shkrim për ty që nuk ndihesh mirë në punën që je dhe dëshiron të lundrosh në ujëra të tjerë. Kjo është historia e vërtetë e një vajze në Tiranë. Është historia personale e Ilda Bejlerit, Specialiste e Kujdesit ndaj Klientit, në Baboon, shkruar nga vetë ajo.

Kjo është historia e Ilda Bejlerit dhe është vetëm

Kur u largova nga puna e parë ai që më bëri të hiqja dorë ishte stresi. I ngjashëm ose i njëjtë me atë që përballesh çdo ditë edhe ti që po lexon këto rreshta. E gjeta veten shumë herë mes dilemës: “T`i bëj naftën kësaj pune, apo të duroj ende?”

Nuk është e lehtë të jetosh vetëm në Tiranë prej gjashtë vitesh dhe të mbash mbi shpatulla çdo shpenzim të mundshëm. Në këtë pikë, më kuptojnë ata që kanë ardhur në Tiranë nga rrethet dhe i paguajnë vetë: dritat, ujin, shkallën, internetin. (Shtuar edhe qiranë a ndonjë kredi).

Por gjithsesi, nuk mund ta sakrifikoja më shëndetin tim mendor! Kështu që e vendosa. E lashë.

E mbaj mend mirë atë pasdite e mbase do ta mbaj mend gjatë, ndihesha e lirë, por zyrtarisht e papunë. Ndjesia e lirisë ia la shumë shpejt vendin pesimizmit. Ç`do bëja tani? Të ngrija valixhet e të shkoja nga kisha ardhur? Familja mezi më priste. S`do kishte asgjë të keqe të kthehesha në qytetin tim, por unë doja Tiranën. Kisha luftuar për të: në fillim për të më dalë e drejta e studimit këtu, pastaj për të pasur mesatare të mirë, pastaj për të gjetur një punë. Krenaria s`ma lejonte të dorëzohesha.

Si fillim bëra atë që bëjmë të gjithë kur ndihemi të frustruar. Hyra në Facebook edhe po bëja pafund ‘scroll down’. Derisa më doli një postim nga Baboon. Kisha dëgjuar për aplikacionin nga miqtë e mi që porositnin shpesh ushqim. Po unë për momentin s`kisha oreks.

E lashë Facebook-un dhe u hodha nga Google për të parë njoftime pune. Diku më doli sërish Baboon. Kërkohej staf, kërkohej një punonjëse për “Client Care”. BINGO! Kjo ishte ajo që po kërkoja.

E dashuroj këtë punë dhe nuk do lodhesha kurrë duke folur me klientët. (Besoj duket edhe nga këto që po lexon, meqë po të tregoj gjerë e gjatë.) Plus që e adhuroj të merrem me probleme, t`i zgjidh ato, t`i siguroj ata që paguajnë që do marrin atë që u takon.

Më ra shpejt entuziazmi kur pashë që 5021 njerëz (se e mbaj mend dhe numrin) e kishin parë lajmërimin e Baboon. U stepa. Mendova se sa aplikime mund të kishin bërë të tjerët. Sa ishin shanset që mund të më merrnin mua? A humbisja gjë nëse e provoja? Vetëm kohë, dhe atë e kisha me pashë.

Ditën e parë e kalova se u mora me aplikimin. Po të nesërmen ç`do bëja? Isha mësuar ta kisha ditën të organizuar, të ngarkuar. Dhe teksa mendohesha dhe mendohesha...më përmendi celulari. Ishte numër i pa regjistruar. Me siguri do jetë ndonjë koleg nga ish-puna që e kishte marr vesh që kisha ikur e që do më prekte tani: Po pse ike? Po si do rrimë pa ty? U përgjigja dhe… ishte Baboon, të nesërmen më prisnin për një intervistë pune.

Nuk po arrija ta besoja, kishin kaluar vetëm dy orë nga aplikimi im. Isha mësuar të prisja gati një muaj për të më kontaktuar për intervistë pune pasi shumë kompani mbledhin aplikimet dhe pastaj nisin intervistat. Baboon siç dukej s`kishte kohë për të humbur dhe tashmë as unë!

Erdhi e nesërmja. Ishte ditë e premte.

Shkova në intervistë dhe e dini çfarë? Nuk ka një mundësi të dytë për të krijuar përshtypjen e parë! Kjo shprehje s`është thjesht klishe. Baboon më priti ngrohtë. M`u shpjegua se ku konsistonte puna, si trajtohej stafi dhe më thanë: Do të të marrim në telefon. I humba pak shpresat. Kështu i përcillja dhe unë aplikantët që vinin tek ish-puna dhe nuk i telefonoja kurrë mbrapsht, një pjesë të madhe prej tyre.

Vendosa të shkoja tek marketi poshtë pallatit, të mbushja qeset me ca ‘gjëra të mira’ e ta kaloja fundjavën në shtëpi. Po as arrita ta mbaroja deri në fund mendimin kur më telefonoi Xheni, menaxherja e Baboon. Njeriu më fantastik që kam njohur, sepse di të trajtojë në mënyrë të barabartë çdo punonjës. Më tha që të hënën më prisnin të filloja punë.

Askush nuk më pa shtrembër të hënën. Të gjithë më ndihmuan të sistemohesha, më shpjeguan dhe orientuan. Kudo ku kam punuar e kam vjedhur profesionin. Askush s`më tregonte asgjë. Por në Baboon ishte ndryshe. Ishte si në familje.

U bë kohë tashmë që punoj këtu. Nuk kam marrë vetëm rrogën. Kam njohur veten, potencialin, kam arritur të zgjohem në mëngjes me qejf, të hënat s`më duken gri dhe mbi të gjitha kam harruar të ndihem e stresuar nga puna.

Baboon nuk është thjesht aplikacion, as një vend pune, Baboon është fiks si një familje. Si ato të mëdhatë ku ka gjithmonë vend për anëtarë të rinj. Unë dhe kolegët e mi jemi vazhdimisht në pritje. Ti mund të trokasësh kur të duash në derën tonë që i hapet gjithmonë atyre që e duan punën!

Në pritje të telefonatës ose vizitës tënde… Nëse nuk më beson, mund të më nisësh një email ([email protected]) ose të më telefonosh në numrin tim të telefonit +355 67 605 5076 dhe të të flas më gjatë për historinë time dhe experiencën në Baboon.

*Historia personale e Ilda Bejlerit, Client Care Specialist në Baboon, shkruar nga vetë ajo