Histori Personale

Jeta në trupin e një gruaje që e shfrytëzoj dhe i jap formë ashtu siç e shoh të arsyeshme

Jeta në trupin e një gruaje që e shfrytëzoj dhe i jap
Juno Daçson është një shkrimtar dhe aktivist


Kur isha 16 vjeç, e pyeta shoqen time më të mirë, Kerry-n, pse ajo merrej kaq shumë me piercing. Isha e re, naive dhe nga zonat periferike, prandaj mendoja që të jesh e bukur nuk ka të bëjë me ato që vendos në fytyrë, ndoshta e ndikuar edhe nga nëna ime. Kerry më tha se nuk donte që trupi i saj të ishte arbitrar. Në atë kohë, nuk e dija fiks se çfarë do të thotë "arbitrar", por nuk doja të dukesha e paditur, prandaj prita derisa të kthehesha në shtëpi për të kërkuar kuptimin e saj.

Pjesa më e madhe e trupit tonë është arbitrare. Që në lindje, ne marrim trupin e tiparet që na shoqërojnë gjatë jetës: ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve, ngjyrën e lëkurës. Ne nuk vendosim për këto gjëra në momentin që lindim, por, duke folur me miken time, kuptova se ndryshimet e mëvonshme janë në dorën tonë. Mund të shkojmë kundër asaj që është vendosur pçr ne. Akti im i parë sfidues ishte në vitin 1999, kur lyeva flokët për herë të parë.

Më vonë, në të 20-at, i pakënaqur me trupin tim, shkova më tej. U hodha pas shëndetit dhe fitnesit dhe bëra operacionin e parë të hundës. Më bëri të ndihem sikur trupi im më përkiste mua – jo anasjelltas. Mund ta shfrytezoja dhe t'i jepja formë që doja.

Në kohën kur u përballa me identitetin tim gjinor, isha pothuajse 30 vjeç. Njerëzit transgjinorë nuk janë të vetëdijshëm për biologjinë bazë: ne bëhemi të trashë, hutohemi ose mashtrohemi nëse besojmë çfarë shkruhet në rrjetet sociale. Përkundrazi, ishte marrëdhënia ime me veten dhe trupin që më tregoi se isha një grua trans. Isha shumë e vetëdijshme për trupin që kisha, por mësova që nuk duhej ta pranoja.

Të qenit grua trans mund të ndihet sikur jeni krijuar për të dështuar dhe trupat tanë shpesh ndikojnë në aftsinë tonë për të ‘funksionuar’ brenda shoqërisë. Por unë besoj në autonominë trupore individuale; një refuzim për të lënë sistemin të paracaktojë ose kufizojë zgjedhjet tuaja është një nga mënyrat se si ne sulmojmë strukturat patriarkale.

Megjithëse transformimet fizike që kam bërë më kanë rritur ndjenjën e vetëpronësisë dhe vetëvlerësimit, unë kam mbetur i njëjti person njerëzor. Pavarësisht çdo akti rebelimi trupor – disa sipërfaqësore, disa që të ndryshojnë jetën – duhet thënë që nuk janë burimi më i madh i gëzimit në jetën time.

Brendësia – quajeni vetëdije, vetvete apo personalitet – më ka ndikuar vazhdimisht, dhe është ajo pjesë që ka përjetuar dashuri dhe kënaqësi, dhimbje, zhgënjim dhe dëshpërim.

Nëse trupi im është një anije, unë jam kapiteni i saj!