Histori Personale

Jam shumë e lodhur!

Jam shumë e lodhur!

Kate Auletta, kryeredaktore e Huffington Post ka shkruar disa rreshta për ndjesitë e saj personale duke jetuar ditët pandemike. Kate tregon në mënyrë konçize se sa e lodhur ndihet dhe gjithë shqetësimet e saj, jo vetëm për veten, fëmijët, por gjithë të ardhmen dhe shoqërinë në tërësi.

Jam shumë e lodhur dreqin.

Jam lodhur duke qenë e lodhur.

Jam shumë e lodhur nga të qenit aq e lodhur sa shkoj në shtrat në orën 20:30 dhe përfundoj zgjuar me orë të tëra në mes të natës.

Jam e lodhur se nuk gjej dot kohën të rri me bashkëshortin tim për të shijuar njëri -tjetrin, ose për të folur për gjëra të tjera përveç pandemisë.

Jam shumë e lodhur duke marrë masat gjatë gjithë kohës për të ulur rrezikun ndaj Covidit.

Jam shumë e lodhur duke debatuar me fëmijët e mi edhe nëse kjo ka lidhje me pandemisë apo jo.

Jam shumë e lodhur nga njerëzit egoistë.

Jam shumë e lodhur nga njerëzit budallenj.

Jam shumë e lodhur nga njerëzit dembelë.

Jam shumë e lodhur nga të qenit e mërzitur.

Jam shumë e lodhur duke ndier kaq shumë zemërim edhe ndaj atyre që nuk njoh.

Jam shumë e lodhur nga fëmijët e mi.

Jam shumë e lodhur për faktin që fëmijët e mi ende s`mund ta bëjnë vaksinën.

Jam shumë e lodhur tek flitet për variantet e reja.

Jam lodhur duke pirë për të mbytur dhimbjen.

Jam shumë e lodhur duke jetuar si të ishte 'Groundhog Day'.

Jam lodhur duke thënë: Kaq ishte. U lodha. Dhe në fakt e them sa për të thënë.

Jam shumë e lodhur duke u shqetësuar për Long Covid dhe gjithçka që s`dimë për të.

Jam lodhur duke punuar nga shtëpia e duke u ndërprerë vazhdimisht nga pyetjet e pakuptimta të fëmijëve të mi.

Jam lodhur duke u parë në pasqyrë e duke kuptuar sa shumë më ka plakur e gjithë kjo.

Jam lodhur duke jetuar sot për sot.

Jam lodhur duke organizuar udhëtime në kokën time e duke e ditur që për ca kohë nuk do jemi në gjendje t`i bëjnë të sigurt.

Jam shumë e lodhur duke parë se si bota digjet dhe e di që e ardhmja e fëmijëve të mi është në rrezik.

Jam shumë e lodhur duke parë këtë vend të mbyllet në vetvete.

Jam lodhur duke u shqetësuar se këta fëmijë nuk do jenë në gjendje të shkruajnë, të lexojnë apo të bëjnë ushtrime matematike, siç duhet.

Jam lodhur nga shqetësimi se shumë vite më vonë fëmijët do vuajnë pasojat shoqërore dhe emocionale të panumërta, të kësaj situate.

Jam shumë e lodhur nga mungesa e mbështetjes - jo nga bashkëshorti apo nga familja ime, por nga shoqëria në tërësi.

Jam shumë e lodhur duke mos pasur një plan për të dalë nga e gjithë kjo ... ose se nëse ekziston një i tillë, shumë njerëz mund ta injorojnë.

Jam shumë e lodhur!