Histori Personale

Jam Demiseksuale dhe ja ç`do të thotë kjo për ty që s`e ke dëgjuar kurrë këtë fjalë

Jam Demiseksuale dhe ja ç`do të thotë kjo për ty që

Kam menduar gjithmonë që diçka nuk shkonte me mua, por e kuptoja çfarë ishte. Miqtë e mi bënin shpesh biseda “sa seksi ai”, “sa seksi ajo”, por unë asnjëherë nuk e shikoja askënd me atë sy, me syrin seksual, qoftë ai edhe ndonjë i famshëm në televizor.

Mendoja që dikush ishte i lezetshëm, vetëm pasi e kisha takuar dhe më kishte pëlqyer në personalitet. Vetëm pasi më kishte hyrë në zemër.

Nëse shoqet më thoshin që x djalë në shkollë është shumë seksi, unë mendoja që po, duhet të jetë vërtet, Por kaq. Thjesht i bashkohesha mendimit të grupit pa e kuptuar se ku qëndronte bukuria e tij.

Të njëjtat ndjesi i kap pasur edhe pas pubertetit. Mund t`i numëroj me gishtat e njërës dorë burrat që kam puthur në jetë. Kam më shumë kënaqësi të bëj 7 orë bisedë me një burrë se sa të krijoj kontakt fizik.

Kam ndjerë flutura në stomak kur kam njohur dikë vërtet mirë dhe të dy kemi treguar interes romantik për njëri-tjetrin.

Kur shikoj dikë e shikoj në tërësi. Nuk i shikoj veçmas sytë, veçmas muskujt. Demiseksualët zakonisht nuk preferojnë lidhjet e një nate.

Nuk jam aseksuale. Kështu i jam përgjigjur miqve të mi që më thoshin se nuk e pëlqeja seksin dhe lidhjet në përgjithësi. Jo, unë kam ndjenja, por ato janë të rralla. Krijoj ndjenja vetëm nëse e pëlqej shumë dikë dhe pikërisht kjo quhet demiseksualitet.

Meqë zbulova se tërhiqesha më shumë nga karakteri se sa nga kontakti fizik, hyri në aplikacion online. Kjo mënyrë më dha mundësinë të njihesha mirë me dikë, të flisja gjatë, para se të takohesha.

Dhe ndodhi. Pas disa kohesha, aty arrita të gjeja njeriun e jetës, atë me të cilin flisja për orë të tëra pa pushim. Ai më dha puthjen e parë të vërtetë, më dhuroi emocione të forta, por vetëm pasi e kisha njohur mirë.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al