Histori Personale

I dashuri im që vishej e dukej perfekt, fshihte një sekret në shtëpi

I dashuri im që vishej e dukej perfekt, fshihte një sekret në

Kur Richard dhe unë u takuam në një panair libri gati tre vjet më parë, ai ishte në fund të një martese të gjatë. Ajo që na bëri së bashku së pari ishte dashuria për stilin. Natën e parë bisedova shumë hapur me të, sepse mendoja se ishte homoseksual. Ai kishte veshur një kostum të purpurt Lanvin me një kravatë me lule, një shami xhepi me pika dhe çorape me vija. Nuk mund ta besoja që një burrë që vishej aq mirë dhe i kuruar të ishte hetero. Vetëm pas takimit tonë të tretë (ai kishte veshur një kostum blu me këpucë të kuqe) fillova të kuptoj se në fakt nuk donte të ishte miku im homoseksual dhe elegant, por i dashuri im elegant. Gjithçka nisi dhe lulëzoi. Ne i kaluam fundjavat bashkë dhe kur unë largohesha për punë, fluturonte për orë të tëra vetëm që të takohej me mua. Qëndronim për ditë të tëra bashkë.

Por diçka nuk shkonte... Ai kurrë nuk dëshironte që unë t`i shkoja në shtëpi. Pyesja veten se çfarë fshihte ai - një familje e dytë, një nënë të sëmurë? E gjitha dukej veçanërisht e çuditshme pasi ky njeri me një stil vetjak kaq interesant jetonte me siguri në një super ambient. Biseda me të për të më ftuar në shtëpi ishte një proces i gjatë. Ai i refuzonte kërkesat e mia vazhdimisht ose më thoshte fjalinë zhgënjyese si: "Një ditë, e dashur, një ditë do të ftoj".

Unë mund ta shihja qartë që kjo ishte një temë e ndjeshme për të dhe, duke mos dashur të lëkund varkën e dashurisë, e lejova këtë dinamikë të vazhdonte për një vit të tërë para se të këputej diçka brenda meje. Kisha një ditë të mbushur me takime larg shtëpisë sime dhe iu luta nëse mund ta përdorja apartamentin e tij në pushimin e takimeve. Pashë që filloi të zhvendosej në karrigen e tij. U ngrit dhe mori pallton të dilte nga zyra. Para se të ikte më tha që kishte nevojë ta rregullonte dhe sistemonte pak, por pranoi.

Unë e kisha adresën e tij dhe vendosa të shkoja. Hipa në ashensor dhe i trokita në derën e katit të shtatë dhe fytyra e tij u shfaq në derën gjysmëhapur:

"Të lutem mos më gjyko", më tha. "Sigurisht që nuk do të gjykoj, sa keq mund të jetë situata?" Iu përgjigja. Duke hyrë brenda, u ndesha me një skenë që më kujtonte shfaqjen televizive "Hoarders". Ashtu nëpër errësirë ??mund të gjeja shumë pak hapësirë ??në dysheme për të ecur. Kishte grumbuj të pafund sendesh. Dollapët ishin të vjetër. Asgjë s`kishte kuptim. Ky ishte një burrë që i përshtatte bishtat e syzeve me çorapet e tij. Ky ishte një njeri me shije të hollë.

Gjëja e parë që bëra ishte të ikja. Pastaj u riktheva të nesërmen dhe vendosa ta sistemoja atë vend.

Pak nga pak, fillova të qëndroj te banesa e tij kaotike. Një ditë kur më tha që do shkonte tek prindërit e tij për ca orë, ishte momenti im. Përvesha mëngët dhe thashë do bëj punët. M'u deshën plot 45 minuta për të lokalizuar fshesën me korrent. Vendosa rrobat në dollapë, vendosa librat në rafte dhe fshiva pluhurin nga kornizat e vjetra. Ngadalë pllakat e dyshemesë me parket filluan të dilnin para meje. Kur dëgjova çelësin në bravë, ngriva. Nuk e kisha idenë se cili do të ishte reagimi i tij. Shpresoja që ai të më ulej në gjunjë në shenjë mirënjohje, por jo. "Çfarë ke bërë?" më tha. “Unë kisha një sistem! Si do ta gjej çdo gjë tani?"

E kuptova se kisha shkuar shumë larg. U nisa për në shtëpinë time atë natë dhe kuptova që veprimet e mia ishin ndoshta pushtuese dhe mizore. I dërgova një mesazh ku i kërkoja ndjesë, por mbeti pa përgjigje. E shqetësuar për gjendjen e marrëdhënies sonë, u ktheva në banesën e tij të nesërmen me një fjalim faljeje të përgatitur më parë dhe e gjeta duke tërhequr një karrocë të mbushur plot me kuti. Ai më buzëqeshi. "Po i çoj të gjitha këto për ndihma", tha me krenari.

I dashuri im që vishej e dukej perfekt, fshihte një sekret në

Kanë kaluar gjashtë muaj që nga "magjia ime e pastrimit" dhe progresi është bërë. Jo vetëm që tani mund të ecim pa u rrëzuar, por kemi zbuluar disa thesare.

Një gjë do ta them për idenë e tij të mos-hedhjes kurrë asgjë nga shtëpia. Në këtë mënyrë e kishte shndërruar në një muze të jetës së tij. Unë kam kaluar mbrëmje të tëra duke lexuar letrat e tij të dashurisë, shkruar e marrë 30 vjet më parë.

Ne madje gjetëm një artikull që një ish e dashura e tij kishte shkruar për të në Cosmopolitan në 1981-shin me titull "Njeriu shumë i rregullt". Megjithëse fotot e ish-gruas së tij tani gjenden në sirtarë, unë kurrë nuk do të kisha dashur t'i hidhte ato. Ai e donte atë një herë dhe kush jam unë që ta mohoj dashurinë? Të gjitha përvojat që ai ka pasur në jetën e tij e kanë shndërruar atë në njeriun e ëmbël që unë dashuroj tani. Unë nuk dua ta shkatërroj këtë muze, por vetëm ta kuroj atë. Disa gjëra të ekspozuara, të tjerat në arkiva. Vendi gjithashtu duhet të rilyhet. Kjo do të jetë e vështirë për të, por do ta bëj unë, kur ai të jetë sërish jashtë qytetit.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në Huffington Post