Histori Personale

Historia si në filma e dashurisë së kandidatit të PD, Ivi Kaso me arkitekten

Historia si në filma e dashurisë së kandidatit të PD, Ivi

Tek Arditi gjatë kësaj kohë janë shfaqur kandidatë majtas e djathtas dhe kanë zbuluar historitë e tyre të martesave.

Por, kjo e Ivit dhe Sonilës është fiks si në filma.

Fillimisht kandidati për deputet preket dhe i mbushen sytë me lot kur prezanton shoqen e jetës që ka qenë edhe shoqja e klasës.

Ata janë ndarë gjatë studimeve, ku një ndryshim i fundit i fakultetit për Ivin nga Italia në Greqi, dhe ku Sonila e kishte ndjekur me shumë aventura në vitet 2000 duke ikur në Romë, Ivi papritur zhvendoset në Greqi, Sonila mbetet aty.

Historia si në filma e dashurisë së kandidatit të PD, Ivi

Pas shumë vitesh të ndarë ritakohen në një dasmë miqsh në Shqipëri gjatë pushimeve.

Një mbrëmje ata vallëzojnë dhe Sonila nga ai vallëzim kuptoi se dashuria e jetës ishte aty tek ai djali që takoi në gjimnaz, tek dashuria e parë.

Kështu martohen dhe janë prindër të një vajzë.

Sonila është arkitekte dhe një grua me shumë hire.

Historia si në filma e dashurisë së kandidatit të PD, Ivi

Tiranapost.al