Histori Personale

Historia frymëzuese e vajzës që u zgjua nga koma dhe mësoi se ishte shtatzënë e se kurrë nuk do mund të ecte sërish

Historia frymëzuese e vajzës që u zgjua nga koma dhe mësoi

Kur Gemma Holmes u zgjua pas 3 muajsh që ndodhej në koma nuk mbante mend asgjë ç`i kishte ndodhur 3 vitet e fundit.

Gemma kishte pësuar një aksident me makinë teksa shkonte për në punë, ndërkohë që ishte 4 javëshe shtatzënë. Kur ra në koma mjekët i thanë prindërve të saj se mund të mos zgjohej kurrë dhe se priste gjithashtu një fëmijë.

Historia frymëzuese e vajzës që u zgjua nga koma dhe mësoi

Mrekullia ndodhi. Gemma u zgjua, por nuk mbante mend asgjë, asgjë të tre viteve të fundit. As identitetin e babait të fëmijës së saj.

Madje përjetoi shok kur mësoi se priste një fëmijë.

“U zgjova dhe u përballa me shumë gjëra. Më thanë: Je në spital, ke bërë aksident, ke qenë në koma, të është dëmtuar truri, të është dëmtuar një nga mushkëritë, ke thyer kockat dhe nuk do mund të ecësh më. Domethënë ç`nuk më kishte ndodhur. Isha thyer e gjitha, por isha ende shtatzënë. Oh Zot, si kishte mundësi? Unë zëre se kisha vdekur e isha ngjallur, por fëmija ishte ende gjallë brenda meje. Më thanë se kisha edhe një javë kohë, sipas ligjit, të mund të vendosja nëse doja ta mbaja fëmijën. Ia ktheva menjëherë: Po talleni? Sigurisht që dua ta mbaj. Është këtu për një qëllim. Isha e lumtur për këtë fakt. E vetmja gjë që më lumturonte. Mezi prisja ta takoja”, tregon ajo.

Gemma e lindi djalin pak muaj pas aksidentit dhe qëndroi në karrige me rrota për disa kohë. Pastaj e rifitoi aftësinë për të ecur pothuajse njëherësh me hapat e parë të djalit të saj.

“Mjekët më thanë që s`do mund të ecja sërish, por u provova atyre të kundërtën. Nëna ime më ka thënë gjithmonë: Nëse mendon gjërat negative, ato do të ndodhin. Nëse mendon gjërat pozitive, atëherë ato do marrësh”, tregon Gemma 7 vite pas aksidentit.

Historia frymëzuese e vajzës që u zgjua nga koma dhe mësoi

*Burimi Metro