Histori Personale

Historia frymëzuese e gruas së parë më të pasur në botë

Historia frymëzuese e gruas së parë më të pasur në

Sarah Breedlove, e njohur gjithashtu si Madam C.J. Walker, është simboli i ëndrrës Amerikane. Vajza e dy ish-skllevërve arriti në Rekordin Botëror Guinness, si e para grua milionere “selfmade”. Ndërtoi një biznes nga e para dhe siguroi punë për disa mijëra gra afro-amerikane. Një histori aq frymëzuese sa edhe Netflix bëri një mini-serial për historinë e saj.

Sarah Breedlove lindi në 1867-ën në jug të SHBA, në Luiziana. Prindërit e saj, vëllezërit më të mëdhenj dhe motra ishin skllevër në fushat e pambukut. Por Sarah lindi e lirë. Në moshën 7 vjeç, ajo i humbi prindërit.

Pasi ata vdiqën, ajo u transferua te motra dhe burri i saj. Që në moshë të vogël, Sarah punoi si shërbëtore në një shtëpi dhe nuk kishte kohë për të studiuar. Kishte bërë vetëm 3 muaj mësim, deri kur vendosi të ndiqte një shkollë fundjave.

Në moshën 14-vjeçare, Sarah u martua me Moses McWilliams. Jo sepse e dashuronte, por sepse burri i motrës së saj ishte shumë i dhunshëm dhe kjo martesë ishte një mënyrë që Sara të ishte më e sigurt. 4 vjet më vonë, Sara dhe Moisiu lindën një vajzë, A’Lelia. Dhe 2 vjet më vonë, burri i Sarës vdiq. Kështu që, ajo mbeti nënë beqare në moshën 20-vjeçare.

Në 1888-ën, Sarah u zhvendos në St.Louis ku vëllezërit e saj jetonin dhe punonin si berberë. Ajo filloi të punonte në një lavanderi dhe si kuzhiniere për të paguar studimet e vajzës së saj në një shkollë shtetërore. Sarah fitonte 1 dollar e gjysmë në ditë.

Sarah ishte alergjike nga kimikatet. Sëmundjet e lëkurës si zbokthi, higjiena e dobët (jo të gjitha shtëpitë kishin pajisje hidraulike dhe ngrohje qendrore) e bënë Sarën të humbasë pothuajse gjithë flokët.

Falë vëllezërve të saj, ajo mësoi për kujdesin themelor të flokëve. Dhe pak më vonë, Sarah mësoi për produktet e flokëve të Annie Malone dhe u takua me vetë Annie-n. Ajo u bë një agjente shitjesh për Malone dhe kishte vërtet interes për këtë punë.

Ende duke punuar për Malone, tashmë 37-vjeçarja Sarah dhe vajza e saj u transferuan në Denver dhe Sarah filloi të mendonte për linjën e saj të kozmetikës për gratë e afro-amerikane. Pas shumë eksperimentesh, ia doli të ishte e suksesshme. Pra, Sarah nisi të ndërtonte biznesin e saj.

Në vitin 1906, Sarah u martua me Charles J. Walker dhe mori mbiemrin e tij që u bë njëherësh edhe partneri i saj i biznesit. Ai merrej me reklama dhe i jepte këshilla promovimi. Sarah shkoi derë më derë duke u përpjekur të shiste produktet e saj dhe gjithashtu u mësoi grave se si të kujdeseshin për flokët e tyre dhe t'i modelonin ato.

Po atë vit, Sarah vendosi të zgjerojë biznesin e saj, kështu që ajo dhe burri udhëtuan nëpër Shtetet e Bashkuara Jugore dhe Lindore. Vajza e saj ishte rritur dhe kishte mbaruar studimet, kështu që ajo po e ndihmonte nënën e saj dhe ishte menaxherja e të gjitha porosive postare në Denver.

2 vjet më vonë, Sarah u zhvendos në Pittsburgh. Familja hapi një sallon bukurie dhe kolegj që përgatiti profesionistë që dinin gjithçka në lidhje me kujdesin e flokëve dhe shisnin produkte bukurie.

Në vitin 1910, Walker u zhvendos në Indianapolis ku hapi selinë e Madam C. J. Walker, një kompani prodhimi. Ndërtoi një fabrikë dhe një laborator, një sallon flokësh dhe një shkollë bukurie ku mësoi agjentët e saj. Deri në vitin 1917 u dha punë dhe një pagë të mirë gati 20,000 grave. Agjentët e saj fitonin nga 5 deri në 15 dollarë në ditë.

Sarah donte që gratë afro-amerikane të përpiqeshin për pavarësinë financiare, kështu që i inkurajoi të hapnin bizneset e tyre dhe i mësoi ato se si të bënin para.

Sa më e pasur që bëhej Sarah, aq më shumë merrej me politikat për gratë dhe me bamirësi. Ajo dha leksione, luftoi padrejtësitë shoqërore dhe dhuroi para për fondet e bursave. Para se të vdiste, dhuroi më shumë se gati 100 mijë dollarë për shtëpitë e fëmijës. Gjithashtu, në testamentin e saj shkruante se 2/3 e fitimeve të saj në të ardhmen duhet të shpenzoheshin për bamirësi.

Ajo vdiq në moshën 51-vjeçare. Konsiderohej të ishte gruaja më e pasur afro-amerikane. Kur vdiq, pasuria e saj ishte nga 500,000 dollarë në 1 milion dollarë. 2 vjet para se Sara të vdiste nuk ishte ende milionere, por shpresonte të bëhej e tillë një ditë. Dhe jo sepse i duheshin paratë për vete, por në mënyrë që të bënte shumë më mire për të tjerët.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al