Histori Personale

Historia e studentes që vdiq gjatë operacionit, preku parajsën dhe u zgjua në morg

Historia e studentes që vdiq gjatë operacionit, preku parajsën

Studentja e shkencave kompjuterike Graciela H. vendosi të ndajë përvojën e saj kur gati preku vdekjen, ose jo gati, por e preku vërtet.

Ajo iu nënshtrua një operacioni delikat dhe u deklarua nga mjekët e vdekur, për t`u rikthye në këtë botë pas disa orësh.

“Pashë mjekët që punonin shpejt me mua… Ata ishin të shqetësuar. Ata panë shenjat e mia jetësore dhe më bënë reanimim kardiopulmonar. Secili prej tyre filloi të largohej ngadalë nga dhoma. Nuk e kuptoja pse u sollën kështu. Gjithçka ishte e qetë. Vendosa të ngrihem… Vetëm mjeku im ishte ende aty në vend, duke parë trupin tim. Vendosa të afrohem, qëndrova pranë tij, e ndjeva se ishte i trishtuar dhe se i vuante shpirti. Mbaj mend që i preka shpatullën, pastaj ai u largua. Trupi im filloi të ngrihej dhe të ngrihej, mund të them që ka marrë një forcë e çuditshme. Ishte fantastike, trupi im po bëhej më i lehtë. Teksa kalova nga dhoma e sallës së operacionit, kuptova se mund të lëvizja ku të doja. Më çuan në një vend ku… retë ishin të ndritshme, një dhomë apo një hapësirë… Gjithçka rreth meje ishte e qartë, shumë e shndritshme dhe trupi më mbushej me energji, duke më fryrë gjoksin nga lumturia. I pashë krahët e mi. Kishin të njëjtën formë si gjymtyrët e njeriut, por të përbëra nga një material tjetër. Lënda ishte si një gaz i bardhë, i përzier me një shkëlqim të bardhë, një shkëlqim argjendi, shkëlqim perle rreth trupit tim. Isha e bukur. Unë nuk kisha një pasqyrë për të parë veten në fytyrë, por e ndjeja se fytyra ime ishte e lezetshme. Kisha një fustan të bardhë, të thjeshtë, të gjatë… Zëri im ishte si i një adoleshenteje, i përzier me tonin e zërit të një fëmije…. Papritmas një dritë më e shndritshme se trupi im u afrua ... Drita e tij më verboi ... Ai tha me një zë shumë të bukur: 'Nuk do të mundesh dot për të vazhduar. Më mori më përqafoi ... Ai ishte i qetë gjatë gjithë kohës, më jepte forcë. Ndjeva dashuri dhe energji… Nuk ka dashuri dhe forcë në këtë botë të krahasueshme me atë ... Ai tha: 'Të kanë dërguar gabimisht këtu. Gabim i dikujt. Duhet të kthehesh... Për të ardhur këtu duhet të bësh shumë gjëra... Përpiqu të ndihmosh më shumë njerëz’, më tha. Dhe u zgjova. Unë hapa sytë, përreth ishin dyer metalike, njerëz në tavolina metalike, një trup kishte një trup tjetër sipër. E njoha vendin: isha në morg. Ndjeva akullin në qerpikët e mi, trupi më ishte ftohur. Nuk mund të dëgjoja asgjë… Nuk munda as të lëvizja qafën, as të flisja… Më vinte për gjumë… Dy-tre orë më vonë dëgjova zëra dhe hapa përsëri sytë. Pashë dy infermiere... e dija se çfarë të bëja... e pashë në sy njërën prej tyre. Në këtë moment ajo i thas koleges se hapa sytë, kurse tjetra ia ktheu: Hajde se ky vend është i frikshëm. Nuk e mori seriozisht. Brenda meje po bërtisja: ‘Të lutem mos më lër!’ Nuk i mbylla sytë derisa erdhën disa infermierë dhe mjekë. Gjithçka që dëgjova ishte dikush të thoshte: 'Kush e bëri këtë? Kush e dërgoi këtë pacient në morg? Mjekët janë të çmendur!

Një nga gjërat që mësova është se nuk ka kohë për të humbur duke bërë gjëra të gabuara, ne duhet të bëjmë gjithçka të mirë për të mirën tonë… nga ana tjetër është si një bankë, sa më shumë të fusni në llogari, aq më shumë do të arrini të keni në fund”, tha studentja që rrëfeu historinë e saj me botën e përtejme.

Burimi: Giornodopogiorno