Histori Personale

Historia e piktores Nimfomane dhe dëshira e saj e fundit para vdekjes

Historia e piktores Nimfomane dhe dëshira e saj e fundit para vdekjes

Peggy Guggenheim ishte një nga figurat kryesore të artit modern. Sekreti i saj? Karizma dhe aftësia për të zbuluar dhe rritur talentet e reja. Pati një jetë plot ngjyra dhe romanticitet, të mbushur me një seri të gjatë dashurish, të rrëfyera nga ajo në autobiografinë “Një jetë për artin”.

Peggy lindi në Nju Jork më 26 gusht 1898 dhe i përkiste një prej familjeve më të pasura në botë, si nga ana e babait për përpunimin e metaleve, ashtu edhe nga ana e nënës. Florette Seligman, mamaja e saj i përkiste një prej dinastive më të shquara të bankierëve amerikanë.

Harmonia e dukshme familjare u prish në vitin 1912, kur babai i Peggy-t vdiq heroikisht gjatë fundosjes së Titanikut, duke i dhënë xhaketën e shpëtimit një pasagjeri tjetër.

Kur ende s`i kishte bërë njëzet vjeç, një nga trashëgimtaret më të pasura në të gjithë Shtetet e Bashkuara vendosi të punonte në një librari në New York. Aty takoi edhe dashurinë e saj të parë të madhe: emri i tij ishte Laurence Vail dhe ishte një piktor, pa para. Ai ishte i pari nga shumë artistë që e bënë atë kapitullim, siç tregohet në filmin doku kushtuar asaj, e varur nga arti.

Me siguri njerëzit e artit, janë më interesantë sesa biznesmenët.

Peggy Guggenheim dhe Vail u martuan në vitin 1922 në Paris dhe patën dy fëmijë, Sinbad dhe Pegeen. Çifti kaloi me shumë entuziazëm në jetën frenetike artistike pariziene, duke takuar artistë të tillë si Man Ray (prej të cilit ishte muza), Constantin Brancusi (skulptori që ajo e konsideronte "një Zot"), Samuel Beckett (me të cilin kaloi katër ditë e mbyllur në një hotel ), Djuna Barnes (mik i përjetshëm) dhe Marcel Duchamp (mentori i saj i parë). Ishin ata, secili në një mënyrë të ndryshme, që e shtynë t'i përkushtohej në mënyrë aktive artit.

Ndërsa martesa e saj dështoi, deri në divorcin e saj në 1928, Peggy filloi turneun në Evropë. Gjatë një pushimi në Saint-Tropez, ajo takoi shkrimtarin anglez John Holms, me të cilin u dashurua marrëzisht. Nuk ishte një histori me një fund të lumtur: ai vdiq në vitin 1934, gjatë një operacioni, për shkak të një ataku në zemër.

E privuar nga dashuria, ajo i përqendroi të gjitha energjinë e saj në punë. E stimuluar nga ambienti në të cilin jetonte çdo ditë, në vitin 1939 Peggy Guggenheim vendosi të hapte një galeri arti në Londër, të cilën e quajti Gugghenheim Jeune.

Afrimi i luftës dhe kërcënimi nazist e shtynë Peggy Guggenheim të kthehej në Neë York. Këtë herë, së bashku me një dashuri të re: me piktorin surrealist Max Ernst, me të cilin u martua në vitin 1941. Çifti u divorcua vetëm dy vjet më vonë, por ndërkohë lindi një galeri e re, “Arti i këtij Shekulli”.

Lista e të dashurve të saj të famshëm, ndërkohë, rritej gjithnjë e më shumë. Seksi për të "ishte mënyra për të krijuar lidhje njerëzore". E paturpshme dhe e çlirët, e konsideronte veten si delja e zezë e familjes.

“Unë kam pasur shumë meshkujt gjatë jetës sime, sepse ndihesha vetëm, isha një lloj nimfomaneje, në atë kohë, seksi dhe arti ishin të pandarë në mendjen time”.

Duke u kthyer në Evropë pas luftës, ajo u vendos në Venecia. Shtëpia e saj u bë gjithashtu shtëpia e koleksionit që mban edhe sot emrin e saj dhe u hap për publikun në vitin 1949.

Ajo vdiq më 23 dhjetor 1979, në moshën 81 vjeç dhe hiri u varros në kopshtin e shtëpisë së saj veneciane. Ajo sigurisht nuk u pendua, siç tha vetë para vdekjes, por kthimi prapa do të ndryshonte një gjë të vogël.

“Nuk më pëlqen të shikoj prapa, nuk më mungon, do të kthehesha vetëm që të kisha më shumët dashur. Plalka është gjëja më e tmerrshme që mund të të ndodhë, por unë kam atë që doja dhe jam krenare për këtë, por më lejoni që t'ju paralajmëroj, dikur ishte më argëtuese”.

*Artikulli i Roba Da Donne u përshtat në shqip nga Tiranapost.al