Histori Personale

Historia e një gruaje të fiksuar aq shumë pas horoskopit, sa shtyu edhe datën e lindjes së fëmijës

Historia e një gruaje të fiksuar aq shumë pas horoskopit, sa

Çfarëdo që do t`ju them nuk dua të më thoni se janë të shkathët, janë të mirë. I njoh mirë Akrepët. Ish i dashuri im në kolegj ishte Akrep. E kaloi shumicën e kohës duke bërë trajnime, duke konkurruar edhe dalë i pari dhe duke u përgatitur për të bërë masterin në Harvard.

Ndërkohë që unë u bëra VIP në kafenene afër shkollës.

Kur ishim në fillimet tona mendoja se natyra e tij e paqëndrueshme ishte e mistershme dhe xhelozia e tij ishte lajkatare. Por kur u bëra 22 vjeç filloi të më bezdiste sjellja e tij. Qoftë edhe dhoma sterile që mbante në konvikt. U ndamë.

Disa vite më vonë, një mik i imi më njohu me disa nga astrologët më të famshëm. Fillova të lexoja Susane Mille dhe Astro Twins dhe zbulova se unë ajër (Peshore) dhe ai ujë (Akrep) nuk ishim bërë për njëri-tjetrin. As yjet nuk e donin lidhjen tonë.

Kohë më vonë do dashurohesha me një Ujor (shenja idealiste dhe spontane) ndaj nuk është çudi që fëmija ynë i parë u ngjiz padashur vetëm 3 muaj pas dasmës sonë. Linda një Gaforre të ndjeshme. E di që ky djalë do më dojë përgjithmonë dhe të tilla janë Gaforret për nënën.

Por kur erdhi koha për t`i dhënë një vëlla ose motër, unë u mendova mirë. Ishte fiks periudha pas festave të fundvitit. Mos! E dija që nëse e ngjizja nga janar, shkurti, me shumë mundësi do lindja një Akrep, si ai ishi im. Ndaj i gjeta 100 justifikime burrit për ta shmangur.

Mendoja për ish-in tim, duke e imagjinuar që të më vërtitej në shtëpi me pelena. M`u duk punë e vështirë. E di që nuk duhet të përpiqesha ta krijoja personalitetin e fëmijës tim mbi zodiak, por e bëra.

U hoqa si shumë e zënë me punë deri në mars. Kështu vajza ime erdhi në jetë në kohën e duhur. Erdhi në janarin e ardhshëm dhe doli Bricjap: e mençur dhe e vendosur.

Unë si Pershore që jam mezi po pres të rritet dhe t`i tregoj historinë e saj.