Historia e modeles që pagoi 150 mijë euro për të zgjatur këmbët. I bëri qejfin partnerit, por tani është penduar
31-vjeçarja gjermane tregon: E bëra vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit tim, ishte një gabim.
Ajo iu drejtua një operacioni për të zgjatur këmbët me 14 centimetra, për të cilin shpenzoi më shumë se 150,000 euro. Sot ajo pendohet. Dhe thotë se nuk e njeh më veten dhe e ka kuptuar se iu nënshtrua operacionit vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit të saj. Protagoniste e kësaj historie është modelja gjermane Theresia Fischer, 31 vjeçe. Gruaja tregoi historinë e saj për radion Mdr Jump, duke zbuluar të gjitha mendimet që e sulmojnë sot: shumë e gjatë, por sigurisht jo në mënyrë natyrale dhe proporcionale.
Modelja ka rikthyer etapat e sherrit të përditshëm që i është dashur të vuajë nga i shoqi. Ai i thoshte: “Ti e di që më pëlqejnë femrat e gjata. Do të doja shumë nëse do ma bëje qejfin”. Pastaj erdhi kushtëzimi psikologjik. I shoqi e shtypi: “Nuk mund të bësh asgjë pa mua. Ti ke nevojë për mua". Ndërhyrja e bëri atë të kalonte një metër e 84 në gjatësi nga e 70 që i kishte dhënë nëna natyrë. Zgjatimi u bë i mundur duke futur shufra metalike, një lloj proteze, në këmbë.