Histori Personale

Historia e Lina Medina-s, vajzës që u bë nënë 5 vjeçe

Historia e Lina Medina-s, vajzës që u bë nënë 5

Mbase pak e dinë emrin e saj, por historinë mund ta keni ndeshur diku. Lina Medina është vajza e bërë nënë në moshën më të re.

Lina jetonte në një fshat të Perusë. Ajo ishte 5 vjeçe e 7 muaj e 21 ditë kur solli në jetë një djalë. Rasti i saj është konsideruar i rrallë edhe nga mjekësia e asaj kohe dhe e kësaj kohe.

Prindërit e saj Tiburelo dhe Victoria e dërguan në spital me urgjencë për shkak të enjtjes së barkut. Ata i trembeshin ndonjë mase tumorale. Përgjigjja e mjekëve i tronditi. Vajza e tyre ishte shtatzënë, në muajin e shtatë. Prindërit e çuan në kryeqytet ku kaloi një muaj e gjysmë para se të lindte.

Djali u quajt Gerardo Alejandro dhe lindi 2.7 kilogramë. Emrin ia vunë në nder të dy mjekëve që asistuan në lindjen e vështirë të 5-vjeçares.

Lindja u krye përmes ndërhyrjes cezariane pasi legeni i saj ishte delikat dhe i papërgatitur për lindje.

Lina ishte zhvilluar shumë më shpejt. Puberteti i saj ishte i parakohshëm. Ciklin e parë menstrual e kishte pasur 1 muaj para shtatzënisë. Çrregullimi i gjendrës së hipofizës shkaktoi këtë problem.

Historia e Lina Medina-s, vajzës që u bë nënë 5

Lajmi i shtatzënisë së saj nxori menjëherë pyetjen: Kush është babai i fëmijës?

Në fillim ishte babai i saj që u arrestua me akuzën për përdhunim dhe incest, por për mungesë provash u la i lirë. Dyshime u hodhën edhe mbi vëllain e saj të madh që vuante nga shëndeti mendor. Një dyshim tjetër ishte mbi kulturën e tyre pagane në të cilën disa festa festoheshin duke kryer marrëdhënie seksuale në grup dhe nga kjo traditë nuk përjashtoheshin as fëmijët.

Asnjëherë askush nuk e mësoi kush ishte babai i fëmijës së saj. Lina nuk e tregoi kurrë, ose mbase as ajo vetë nuk e dinte.

Historia e Lina Medina-s, vajzës që u bë nënë 5

Lina Medina është tashmë 87 vjeçe. Djali i saj i madh, Gerardo vdiq në moshën 40-vjeçare nga një sëmundje e lidhur me shtyllën kurrizore.

Në fillim ai u rrit duke menduar se Lina ishte motra e tij, por më pas në moshën 10 vjeç në shkollë zbuloi se në fakt Lina ishte nëna e tij.

Mjekët që asistuan lindjen e djalit e ndihmuan Linën vite më vonë për t`u shkolluar dhe për t`u punësuar. Në 1970-ën u martua me Raul Jurado me të cilin solli në jetë një fëmijë.

*Burimi Roba da Donne