Histori si në Netflix. I zhdukuri 27 vite më parë gjendet në bodrumin e fqinjit
Një burrë i cili u zhduk pothuajse 30 vjet më parë në moshën 17-vjeçare është gjetur në shtëpinë e fqinjit të tij.
I quajtur Omar Bin Omran, ai është një nga nëntë fëmijët e një familje që besonin se ai ishte vrarë në Algjeri gjatë një lufte civile që shpërtheu në atë kohë.
E vërteta ishte shumë më afër shtëpisë: i zhdukuri u gjet në shtëpinë e fqinjit të tij më pak se 200 metra larg familjes. Një 61-vjeçar është tani në paraburgim pasi Omar, tani 45 vjeç, u shpëtua më 12 maj.
Pamjet u shpërndanë në mediat sociale dhe u transmetuan në televizionet algjeriane kur ai u gjet në atë një vrimë të çarë në shtëpinë e fqinjit, e mbuluar me kashtë.
Në kohën e rrëmbimit, qeni i tij i ndjeu erën, shkoi pranë shtëpisë së fqinjit rrëmbyes, por ky i fundit e helmoi. Në atë kohë askush nuk arriti të bënte lidhjen e historisë.
Historia doli në dritë këtë muaj pasi rrëmbyesi u tradhtua nga vëllai i tij që nxori sekretin pasi kishin të dy një problem trashëgimie.
Nëna e Omarit, e cila vdiq në vitin 2013 nuk e mori vesh kurrë se djali i saj ishte gjallë.
Sipas raportimeve, fqinji rrëmbyes e kishte vënë në dijeni Omarin për vdekjen e nënës së tij gjatë kohës që e mbante në robëri.
Ajo që të çudit më shumë në këtë histori është fakti pse kurrë Omari nuk thërriti për ndihmë. Kësaj pyetje ai iu përgjigj se rrëmbyesi i kishte bërë një magji. Përgjigje kjo që vërteton se gjendja psikologjike është e rënduar.
Diçka tjetër që mbetet e paqartë është edhe arsyeja e këtij rrëmbimi.