Histori personale/ Tre llojet e njerëzve që njoha kur u divorcova
Kjo është një histori personale e një vajze në Indi. Po mendësia për një vajzë të divorcuar dhe ndërhyrjet e rrethit të ngushtë e të gjerë nuk janë larg realitetit ku jetojmë.
Historia…
Në Indi, ku jetoj unë, nëse një vajzë nuk është martuar deri në moshën 30-vjeçare, do të thotë se ka diçka që nuk shkon me të, sepse ajo e ka kaluar shumë moshën e martesës. Një tjetër besim regresiv i zakonshëm këtu është se divorci është i turpshëm, veçanërisht për gratë.
Me këto sisteme besimi të ngatërruara, jam e sigurt se mund të imagjinoni shkallën e të tjerëve dhe përçmimit për dikë si unë, një vajzë që u martua dhe u divorcua para moshës 30-vjeçare.
U martova në 25 vjeç, në 2015-ën me një burrë që e doja me gjithë zemër. Familja dhe miqtë nuk mund të ishin më të lumtur që më në fund po “sistemohesha” - në fund të fundit, martesa tipike indiane zgjat përgjithmonë, edhe kur është shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme. Për një sërë arsyesh, gjërat shpejt u mbyllën. Ne u ndamë në vitin 2017 dhe pas një viti e gjysmë të mundimshëm, u divorcuam ligjërisht me pëlqim reciprok.
Vetëm kur isha zyrtarisht e divorcuar, fillova t'u them njerëzve se martesa ime nuk funksionoi. Prita kaq gjatë pjesërisht sepse nuk isha gati të bëja biseda mbi këtë temë, por kryesisht sepse nuk isha gati të përballoja gjykimin, keqardhjen dhe këshillat e pakërkuara. E dija që miqtë e mi do të ishin aty për mua, por divorci është një temë kaq tabu këtu sa edhe të rinjtë nuk e miratojnë fjalën “Divorc”.
Kur vendosa të them të vërtetën time, mendova se do të mund të përballoja të gjitha llojet e reagimeve. Në fund të fundit, unë i kisha mbijetuar Stresit Post Traumatik dhe depresionit të rëndë për shkak të mënyrës se si lidhja ime u shkërmoq. Gjithashtu, mendova se ndoshta gjithçka ishte në kokën time, dhe po projektoja frikën time kurse njerëzit do të ishin empatikë ose të paktën respektues.
Isha gabim. Isha dukshëm zemërthyer, megjithatë shumë pak njerëz në jetën time më mbështetën. Prindërit e mi tradicional të klasës së mesme ishin mes atyre që më mbështetën; më surprizuan kur më pritën në shtëpi krahëhapur. Miqtë beqarë më dërguan meme dhe tekste qesharake sesi martesa është e dalë nga moda. Nuk njihja asnjë të divorcuar për të folur, por humori të paktën më ndihmoi të vërtetoja lëvizjen time për t'i dhënë fund marrëdhënies. Nga ana tjetër, të afërmit e tjerë dhe të njohurit zgjodhën të pasqyronin anën mizore të shoqërisë indiane (siç përshkruhet më poshtë).
Gjithçka që më duhej ishte pohime të buta se do të isha mirë, dhimbja do të pakësohej. Qoftë edhe një 'Si po dukesh?' do të mjaftonte. Por shumica e njerëzve u vërtitën në këto tre kampe:
Ata që ndiheshin shumë të sikletosur afër meje për të pyetur për ndonjë gjë që lidhej me divorcin tim, kështu që ata folën për gjithçka tjetër veç për këtë çështje jo. Të shtiresh sikur nuk ka ndodhur kurrë ishte mënyra më e lehtë për ta hedhur paq situatën, për ta.
Ata që shmangën të flisnin me mua sepse e shikonin me përçmim zgjedhjen time për t'i dhënë fund një martese që nuk ishte e duhura për mua. Si nuk guxova të jetoja me të 'derisa vdekja të na ndajë'! Pse nuk mund të isha përpjekur të shpëtoja martesën time duke bërë një ose dy fëmijë? Më vonë, kur mësuan se unë kurrë nuk doja fëmijë si fillim, u tmerruan. Fakti që nuk po flisnin me mua, nuk domethënë që nuk po mbanin shënime dhe nuk po përgojonin me terma “e ligë” dhe “e pacipë”.
Ishin pastaj edhe ata që më pyesnin hapur se çfarë shkoi keq, sikur të ishte puna e tyre të dinin detaje të tilla intime për jetën time personale. Këto lloj pyetjesh pushtuese erdhën nga njerëz që mezi i njihja, por ata patën guximin t'i bënin pa asnjë frikë apo hezitim.
Shumica e këtyre njerëzve nuk ishin të gatshëm të ndryshonin sjelljen e tyre toksike, kështu që nuk kisha zgjidhje tjetër veçse t'i shkëputja nga jeta ime.
Për fat, njerëzit për të cilët kujdesesha më shumë – prindërit, motrat, nipërit e mi të vegjël dhe hallat e mia të pamartuara – më qëndruan afër. Sot, njerëzit që janë pjesë e jetës sime janë ata që kujdesen për mua si individ në vend që të më përkufizojnë nga statusi i marrëdhënies sime.
Fatkeqësisht, edhe pse mund ta zgjedh shoqërinë që dua të mbaj, nuk mund t`i bllokoj plotësisht opinionet e neveritshme për mua. Stigma kundër divorcit është e dhimbshme, edhe për dikë po aq social sa unë.
Sa të dalë e vërteta, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës dhe kjo është kaq e vërtetë. Po e ndesh sidomos tani kur kam dëgjuar për veten time thashetheme nga më të
Mund të garantoj për faktin se është 100% e vërtetë, sepse kam dëgjuar disa spekulime të egra për mua. Fjalë për fjalë çdo lëvizje që bëj shqyrtohet dhe gjykohet.
Divorci është një çnderim për emrin e familjes, veçanërisht për prindërit e një gruaje të divorcuar. Një grua e divorcuar damkoset për gjithë jetën, sepse ajo nuk është më e pastër dhe me siguri është e pamjaftueshme për të mos qenë në gjendje të mbajë burrin e saj. Edhe nëse ajo arrin të rimartohet, njerëzit do të mbajnë mend gjithmonë faktin se martesa e saj e parë “vdiq”.
Edhe pse kjo dramë e vazhdueshme më shqetëson shumë më pak se në fillim, përjashtimi social, keqdashja dhe mosrespektimi i thjeshtë më shqetësojnë deri diku.
As nuk mund ta imagjinoj traumën që kalojnë gratë e divorcuara nga qytetet e vogla dhe me një arsim të ulët, veçanërisht kur familjet e tyre i mohojnë ato. Nuk është çudi që kaq shumë gra qëndrojnë në martesa abuzive, ose madje i japin fund jetës së tyre. Më keq, shoqëria jonë miraton vdekjen mbi divorcin. Dhe femrat “e ndotura” si unë pritet t'i thonë po çdo mashkulli që është aq i sjellshëm sa të dëshirojë të martohet me to.
A ndihem keq që martesa ime përfundoi? Një mijë herë. Por unë do të preferoja të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime sesa të bëj kompromis me vlerat e mia thjesht për të qëndruar e martuar me personin e gabuar. A ndihem sikur duhej të isha përpjekur më shumë për të qëndruar e martuar? Pavarësisht se e dija se kjo do të përfshinte heqjen dorë nga dinjiteti dhe integriteti im, po, ky mendim ende hyn në mendjen time.
Nëse nuk do të ishte fuqia e terapisë, veçanërisht riformulimi mendor, do të isha shembur nën peshën e këtyre mendimeve shkatërruese. Sot, kam mësuar ta jetoj jetën sipas kushteve të mia, pa u shqetësuar se si më perceptojnë njerëzit. Është reflektim i tyre, jo i imi.
Ndërsa shoqëria ime më sheh si një të divorcuar, tani jam më e fuqizuar se kurrë. Edhe pse nuk më ftojnë më në dasma, më në fund jam mirë me atë që jam. Partneri im i jetës (ose mungesa e tij) nuk do të më përcaktojë më si person. Kam mësuar se në fund të fundit, vetja është gjithçka që kam dhe marrëdhënia që kam me veten është parësore.