Histori Personale

Gruaja zbulon lidhjen e fshehtë të burrit një ditë pas dasmës: Mesazhe edhe në Kishë

Gruaja zbulon lidhjen e fshehtë të burrit një ditë pas

Aubry Lyn sapo kishte kishte kurorëzuar dashurinë me partnerin Justin Unfred kur i erdhi një mesazh në Facebook nga një person i panjohur. Ky person pretendoi se ishte vajza e një gruaje, me të cilën kishte lidhjen e fshehtë partneri i saj. Prej 8 muajsh Justin u takonte me të.

E dëshpëruar për mesazhin që i kishte ardhur, 41 vjeçarja i kërkoi prova që do vërtetonin marrëdhënien e tyre. Vajza i dërgoi mesazhe mes nënës së saj dhe Justin.

Ajo u përball me Justin, 35 vjeç, i cili pranoi lidhjen prej tetë muajsh me gruan tjetër. Madje ai i kishte dërguar mesazhe edhe në ditën e martesës së tyre.

Gruaja zbulon lidhjen e fshehtë të burrit një ditë pas

Aubry Lyn nga SHBA-të ende po jeton me burrin, por ka bërë kërkesë për ndarje. Ish terapistja tregon se si i prishi gjithë planet e saj për të ndërtuar jetën me Justin: ‘Jam e shkatërruar. Ndihem e mashtruar, ndërkohë që unë po martohesha me të ai shkembente mesazhe me dikë tjetër pas shpinës sime. Nuk e imagjinoja. Ai tregohej i dashur me mua dhe shkruante gjatë gjithë kohës. Më ka kërkuar falje dhe kërkon një shans të dytë. Aktualisht jetojmë bashkë por po presim përfundimin e disa çështjeve ligjore mes nesh’.

Gruaja zbulon lidhjen e fshehtë të burrit një ditë pas

Çifti u takua për herë të parë në një lokal në gusht të vitit 2018. Justin është i divorcuar nga ish-gruaja e tij dhe shpesh i kalon fundjavat me fëmijët e tij.

Edhe në muajin shkurt 2019 Aubry mori një telefonatë nga shoqja e saj më e mirë e cila i tregoi se Justin kishte një të dashur tjetër me të cilën kishte edhe një fëmijë. Ai e pranoi edhe në këtë rast, por duke i kërkuar faljen dhe duke i mbushur mendjen që të ecnin përpara: Ai u nda me të, dhe më premtoi se nuk do bënte më gjëra të tilla.

Më 7 janar 2021 çifti u martua në një kishë në Las Vegas, Nevada, SHBA. me vetëm një dëshmitar. Të nesërmen në mbrëmje, ndërsa dë shkonin për darkë në restorant, Aubry mori mesazhin: Njeriu me të cilin po martohesh është i lidhur me mamanë time.

‘Justin ishte afër meje, kështu që unë ia tregova dhe ai e mohoi në fillim. Nuk dija çfarë të mendoja, kështu që i dërgova mesazh duke i kërkuar prova. Provat ishin të vërteta. Bisedat me tyre ishin të shumta. Shumë mesazhe erotike. Mesazhe edhe në ditën e martesës sonë. Justin u detyrua ta pranonte’.

Pavarësisht se thotë se nuk do ketë një shans të dytë, Aubry ende ndihet e pasigurt nëse do të largohet nga Justin apo jo.

Vetë Justin thotë se ka vepruar gabim: Jam shumë i mërzitur me sjelljet e mia. Unë e dua Aubryn, dua ta kalojmë këtë situatë së bashku dhe të jemi si dikur!

*Tiranapost.al.