Histori Personale

Gruaja që shkroi dikur një ese “Si të vrasësh burrin”, dënohet përjetë se e vrau vërtet

Gruaja që shkroi dikur një ese “Si të vrasësh

Nancy Crampton-Brophy, autore e esesë 'Si të vrasësh bashkëshortin tënd', u dënua me burgim të përjetshëm të hënën për vrasjen e bashkëshortit të saj. Ironike apo jo? Përveçse tragjike.

Crampton-Brophy, 71 vjece u dënua për vrasje të shkallës së dytë, për vdekjen e bashkëshortit të saj, kuzhinierit Daniel Brophy në qershor të 2018-ës. Ai u qëllua për vdekje në shkollën e kuzhinës ku jepte kurse gatimi.

63-vjeçari ishte qëlluar dy herë - një herë në shpinë teksa qëndronte pranë një lavamani duke mbushur kova me akull dhe ujë për studentët, dhe më pas në gjoks, nga afër.

Çifti kishte borxhe. Romanet e vetë-botuar të Crampton-Brophy nuk ishin shitur kushedi se sa - dhe ai (bashkëshorti) ishte i siguruar për më shumë se 1 milion dollarë.

Crampton-Brophy dëshmoi fillimisht se nuk kishte arsye për ta vrarë, pasi ishte më mirë financiarisht me burrin e saj gjallë - dhe fakti që minibusi i saj u pa pranë shkollës së tij atë ditë, sipas saj ishte thjesht rastësi.

Prokurorët thanë në gjykatë se autorja e ndoqi burrin e saj për në punë atë ditë dhe e qëlloi me një pistoletë Glock. Hetuesit gjetën në vendngjarje dy gëzhoja 9 mm. Ajo kishte blerë një armë fantazmë (Armë zjarri të paregjistruar dhe të pagjurmueshme).

Historia e këtij krimi u diskutua edhe më shumë në media, për shkak të një eseje që autorja e krimit shkroi 7 vite para se ta vriste bashkëshortin.

Në vitin 2011, ajo e publikoi atë në një blog të titulluar “Si ta vrasësh burrin tend”.

“Si një shkrimtare e zhanrit romantik dhe mister kaloj shumë kohë duke menduar për vrasjen dhe, rrjedhimisht, për procedurat policore”, niste postimi me 700 fjalë. Ai u publikua në një blog të quajtur 'Shih Jane Publish' dhe që atëherë është bërë privat.

“Nëse vrasja supozohet të më lirojë nga ai, sigurisht që nuk dua të kaloj asnjë ditë edhe në burg. Dhe më lejoni të them se më pëlqejnë jumpsuits dhe as portokallia nuk është ngjyra ime e preferuar (referuar uniformave të burgut)”, shkruante në ese.

Gjithsesi gjykatësit nuk e pranuan esenë si provë në gjyq.