Histori Personale

Gazetarja që tentoi njëherë vetëvrasjen zbulon çelësin e lumturisë

Gazetarja që tentoi njëherë vetëvrasjen zbulon

Do doje të ishe speciale apo e lumtur?, më pyeti një mik një ditë. Doja t`i thosha “e lumtur”, por pastaj u stepa. E vërteta në fakt është që shumica prej nesh vendosin të parën dëshirën për të qenë të veçantë, më shumë se sa dëshirën për të qenë të lumtur. Të jesh një njeri mesatar nuk është ndonjë aspiratë e madhe dhe as diçka mbresëlënëse. Por në fakt mund të jetë çelësi i lumturisë.

“Good Enough: The Myth Of Success And How to Celebrate the Joy In Average” i autores dhe gazetares Eleanor Ross tregon të vërtetën e saj. Kur punoi shumë, u sforcua, u bë e suksesshme dhe krejt papritur e pa veten duke tentuar vetëvrasjen.

“Nuk mendoj që isha në depresion, por thjesht s`po arrija të mendoja”, shkruan Ross.

Ross beson se shumë nga ne jetojnë në mjerim duke kërkuar suksesin. Krahasimi i vetes me të tjerët është pengesa më e madhe.

Sipas Ross, të qenit mesatar dhe sidomos të pranuarit me qejf të këtij statusi të bën më të lumtur.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al