Histori Personale

Emri im është Kovid, por nuk jam virus

Emri im është Kovid, por nuk jam virus

Porositja e një kafeje në Starbucks, rezervimi në një hotel ose tregimi i pasaportës së tij në aeroport nuk do të ishte më kurrë i njëjti.

Kovid Kapoor, nga Bangalore, Indi e kuptoi që në momentin e parë që Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emrin zyrtar për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri: Covid-19.

Ai nuk është i vetmi në botë që mban këtë emër e që i ka ndryshuar jeta.

Pandemia ka ndryshuar rrënjësisht jetën e njerëzve që ndajnë të njëjtin emër me virusin. Dhe shumë nga Kovid-ët janë lodhur nga shakatë. Disa madje janë bërë bashkë në mediat sociale, duke formuar një rrjet mes tyre për të diskutuar dhe për t`u ankuar për përvojat e tyre të përbashkëta të habisë apo të vënit në lojë prej emrit nga njerëz të ndryshëm.

Në fakt emri i tyre, deri para pandemisë, nuk kishte asnjë kuptim të keq. Do të thotë “Dijetar” pra person i ditur.

Kapoor me humor shkruan në Twitter se ai ishte 'kovid pozitiv që nga viti 1990' - kur ai lindi. Me po kaq humor e mori edhe vështrimin me shumë vëmendje e habi të pasaportës nga punonjëset në aeroport në udhëtimin e tij të parë që prej pandemisë, në Sri Lanka.

Kujton për Washington Post edhe ditën kur miqtë i porositën një tortë për 30-vjetorin dhe pastiçeria shkruante: “Gëzuar ditëlindjen #Covid-30”. Pastaj i kërkuan falje e i dhuruan një tjetër tortë.

“Jeta më hodhi mua (dhe gjithë ne të tjerëve) një limon të thartë. Vendosa ta marr me humor dhe të bëj një limonadë me të. Pjesa funny dhe njëherësh e trishtueshme është se do të ketë shumë raste të tjera të tilla në të ardhmen, besoj për pjesën tjetër të jetës sime”, shkruan ai në Twitter.

Kur shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i vuri emrin virusit të ri, në shkurt të 2020-ës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ekspertët kishin marrë shumë çështje në konsideratë.

“Duhet të gjenim një emër që nuk i referohej një vendndodhjeje gjeografike, një kafshe, një individi apo grupi njerëzish dhe që është gjithashtu i artikulueshëm në gjuhë të ndryshme dhe i lidhur me sëmundjen”, tha ai.

Megjithatë OBSH nuk e kurseu këtë grup të veçantë njerëzish.

Birra Corona ishte një nga të parat të prekura.

Emri im është Kovid, por nuk jam virus

Miqtë e Kapoor e fotografuan atë duke mbajtur një shishe birrë në dorë dhe e postuan në rrjete sociale me mbishkrimin: “Hej shikoni, ky është Kovid duke mbajtur në dorë një korona”.