E bllokuar në pyll për 5 ditë, kjo grua mbijetoi vetëm me disa lëpirëse dhe një shishe verë
E Enjte 11 Maj 2023, 09:29
TiranaPost
Një grua që mbeti e bllokuar për pesë ditë në një pyll të largët të Australisë javën e kaluar. 5 ditë dhe netë. E vetme. Pa ushqim.
Si mbijetoi?
Me vete kishte vetëm disa lëpirëse dhe një shishe verë. E kishte blerë dhuratë për nënën. Për t'u ngrohur gjatë natës përdori ngrohjen e nakinës.
48-vjeçarja, e quajtur Lilian, u tha autoriteteve se kishte marrë rrugën e gabuar dhe po përpiqej të kthehej kur ngeci në baltë.
Ishte larg qytetit dhe për më tepër nuk mund të ecte shumë për shkak të problemeve shëndetësore.
Zona nuk kishte as valë celulari. E gjetën pas sinjaleve që dha në ajër nga toka.