Histori Personale

Divorcohet pas 22 viteve martesë, sepse burri mbështet Trump-in

Divorcohet pas 22 viteve martesë, sepse burri mbështet Trump-in

Kjo është historia e 73-vjeçares Gayle McCormick dhe nuk është aq e re. Erdhi në vëmendje, pas debatit të djeshëm publik të Trump dhe Biden.

Ngjarja ka ndodhur pak kohë pas zgjedhjeve të kaluara presidenciale në Amerikë.

"Zbulova papritur se burri im kishte votuar për Trump. Unë kam qenë gjithmonë kundër tij dhe seksizmit të tij. Ndaj dua të divorcohem nga bashkëshorti edhe pse kemi 22 vite martuar. Nuk dua ta kaloj jetën me një njeri që voton për Trump", ka thënë Gayle McCormick.

Debati i djeshëm mes dy kandidatëve ishte i ashpër. Zgjedhjet do të mbahen në 3 nëntor të këtij viti.

*Burimi Huffington Post