Histori Personale

Covidi ka shkatërruar puthjen e parë. Rrëfehen ata që e provuan

Covidi ka shkatërruar puthjen e parë. Rrëfehen ata që e

Një takim me dikë të ri është zakonisht i mbushur me emocione. Ka kontakt të zgjatur me sy, prekje duarsh dhe qershia mbi tortë është puthja e parë. Por Covid-19 e ka ndryshuar peizazhin e takimeve në tërësi dhe të atij të parit të veçanti.

Këtë vit, takimet janë zhvilluar në një formë tjetër. Darkat romantike janë zëvendësuar me ecjen në natyrë, me orare të kufizuara e me distanca të caktuara. Takimi i parë ka humbur shkëndijën e përhershme. Zakonisht, një çift pasi flet me telefonata e mesazhe, pasi takohet në grupe miqsh të përbashkët, vendosin për takimin e parë vetëm për vetëm, për atë që pritet të ndodhë dhe puthja e parë.

Ata që ende s`e kishin dhënë puthjen e parë, që u kishte ardhur koha këtë vit për ta dhënë, kanë qenë nën mëdyshjen: të respektoj rregullat e Covid-it apo t`i dorëzohem dashurisë e të humbas në pasion.

Elliot është vetëm një nga ata që mendojnë se koronavirusi i ka hequr ngazëllimin puthjes së parë. E provoi vetë dhe ndjeu frikë.

Një tjetër e re, Chloe thotë: ‘Kam pasur një përvojë të sikletshme në takimin e parë ku ai më pyeti nëse mund të më puthte, por ne të dy ende kishim maskat vënë. Pasi u puthëm (e cila ishte shumë e shkurtër) ishte e sikletshme të vendosje menjëherë sërish maskën.

Amy gjithashtu mendon se koronavirusi ka vrarë puthjen e parë. Por jo vetëm kaq, ajo thotë se është vrarë përvoja e takimit të parë dhe gjithë takimeve në përgjithësi.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al