Histori Personale

Burri im u largua nga restoranti ku po darkonim për të kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë

Burri im u largua nga restoranti ku po darkonim për të kryer

Një grua 55 vjeçare rrëfen për the Sun: Burri im u largua nga restoranti në të cilin ishim me pushime për të kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë

Më ka tradhtuar dhe flirtuar me gra të tjera gjatë martesës sonë tetëvjeçare, por tradhtia e tij e fundit i kaloi limitet. Ai është 58 vjeç dhe unë jam 55, dhe kjo është një martesë e dytë për të dy ne.

Ne ishim një natë duke ngrënë në një restorant gjatë pushimeve tona në Spanjë, kur befas ai më tha se kishte dhimbje në stomak, më pas u largua duke më thënë se do të shiheshim në hotelin që po qëndronim.

Ndërsa u largua, ai tha që nuk duhet të nxitohem.

U ndjeva si një idiote e vërtetë e ulur atje vetëm, por ishte një mbrëmje kaq e bukur, vendosa të bëja një shëtitje dhemë pas u ktheva në shtëpi. Kur mbërrita, e gjeta në shtrat, duke lexuar.

Të nesërmen nga xhepi i tij ra karta e thirrjes së një punonjëseje seksi.

U përpoq ta mohonte në fillim, por unë e dija se po gënjente. Nuk është hera e parë që më kishte poshtëruar.

Gjatë telefonatave të tij, kam dëgjuar burra të tjerë që i bërtisnin në telefon, besoj se ata janë burrat e grave me të cilat ai më ka tradhtuar.

Nuk ka më dashuri fizike mes nesh. Ne duket se flasim me njëri -tjetrin vetëm kur ai më pyet se çfarë ka për darkë ose dëshiron që unë t’i hedh për të pirë.

Ndihem sikur jam më shumë shërbëtorja sesa gruaja e tij. Nuk mund të vazhdoj kështu.

*Tiranapost.al