Histori Personale

Bullizmi online sapo vrau një 17-vjeçar. Historia prekëse e të riut që u braktis disa herë

Bullizmi online sapo vrau një 17-vjeçar. Historia prekëse e

Një adoleshent kinez në provincën Hainan, i cili u shit nga prindërit e tij që kur ishte bebe. Ai u birësua dhe pak kohë më vonë i humbi edhe prindërit birësues. U rrit me gjyshërit deri 17 vjeç, kur ngeli vetëm. Liu Xuezhou në një video online kërkoi publikisht ndihmë për të gjetur prindërit biologjikë.

Liu ishte shitur nga prindërit e tij biologjikë në vitin 2005.

Në dhjetor të vitit të kaluar, 17-vjeçari arriti të gjente prindërit biologjikë, të cilët ishin divorcuar dhe rimartuar.

Liu tha në mediat sociale se në fillim kishte qenë një ribashkim i lumtur - por gjërat morën një kthesë tjetër kur ai i kishte kërkuar prindërve mbështetje financiare. Djali i kishte kërkuar të qëndronte në shtëpi me njërin prej tyre, ose ata t`i blinin një shtëpi apo ta ndihmonin me qiranë.

Nga ky moment prindërit e braktisën për të dytën herë.

Pati plane për t`i çuar deri në Gjykatë, por online u sulmua shumë. Ra pre e bullizmit, memeve dhe situatave të cilat nuk i përballoi dot.

Vetëm pas mesnatës të së hënës, Liu postoi një ese të gjatë në Ëeibo, në të cilën ai detajoi ngjarjet e jetës së tij dhe se si u ofendua online.

“Kam duruar të më thërrasin me shumë emra, epitete. Jam braktisur disa herë. Tashmë kam vendosur t`i jap fund jetës time”, shkruante në fund të letrës.

Postimi shkaktoi komente të vrullshme duke i kërkuar atij që të mos vetëvritej.

Ishte më pas halla e tij që konfirmoi vdekjen e të riut.

'Bulizmi kibernetik që ai duroi ishte i tepërt për t'u përballuar për një të rritur, e lëre më tepër për një fëmijë,' tha dikush online.

Disa kishin shpresa se do të vinte dita që ai do të krijonte një familje të mirë në të ardhmen. Nuk ndodhi!